Acari mbërthen SHBA/ Temperaturat pritet të shkojnë deri -45 gradë Celsius

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dëborë e dendur, erëra të acarta dhe temperatura që këtë fundjavë pritet të bien deri në minus 45 gradë Celsius në disa zona. Kjo është situata që ka krijuar stuhia e acarit që ka mbërthyer pjesën më të madhe të territorit të Shteteve të Bashkuara këtë fundjavë, një valë që për sipas ekspertëve të motit përbën deri “kërcënim për jetën”.

Mbi 200 mijë persona janë pa energji elektrike pas ndërprerjes së energjisë, si nga mbingarkesa e rrjetit, ashtu edhe nga shkëputja e linajve të përcjelljes nga erërat e forta. Më problematike situata është në Miçigan e Uiskonsin, ku niveli i dëborës është më shumë se çerek metri.

Mbi 2 mijë fluturime janë auluar deri më tani, shumica në Çikago. Shumë rrugë janë bllokuar, ndërsa vështirësi nga ngricat ka në disa autostrada. Kushtet ekstreme të motit prekin më shumë se 1/5 e popullsisë.

Acari ka bërë që kandidatët republikanë të anulojnë disa takime elektorale për zgjedhjet paraprake. Të hënën, në Ajova zhvillohet i pari votim paraprak i republikanëve për të zgjedhur kandidatin që duan t’i përfaqësojë në Presidencialet e Nëntorit. Moti mund të ndikojë në rënien e pjesëmarrjes./O.S

Të fundit

Krijohet Operatori Kombëtar për Ujin, Rama: Paaftësia e bashkive, e frikshme!

Është zhvilluar ditën e sotme prezantimi i Operatorit të Ujit. Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nënvizoi se...

“Qeveria nuk do të rrisë çmimin e ujit”, Balluku: Mbrojtje më të fortë për burimet ujore!

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës dhe njëherësh zëvendëskryeministrja Belinda Balluku u shpreh se për të gjitha ata që thonë se do të ketë një...

Firmosi me Juventusin, Braçe ‘kritika’ për Edon Zhegrovën: Pupupu

Emri i Edon Zhegrovës vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, jo vetëm mes tifozëve, por edhe te politikanët shqiptarë. Pas urimeve nga kryeministri...

Balluku: Uji i pijshëm s’mund të përdoret për lavazhe makinash dhe mbushje pishinash

Ministrja Belinda Balluku ka “qortuar” sot të gjithë ata që shfrytëzojnë ujin e pijshëm në mënyrë pa kriter. Ajo tha se uji i pijshëm...

Si po lirohen ukrainasit nga librat në gjuhën ruse

Sulmi i Putinit ka bërë që dashamirësit e librave në Ukrainë të largohen nga dominimi letrar rus, me mjete të ndryshme Charlotte Higgins/ në Kyiv...

Lajme të tjera

Web TV