Ndërtimi i turizmit pa punëtorë/Ekspertët:fokusi i rinis drejt sektorëve të digjitalizuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Emigrimi masiv dhe problematikat që lidhen me pagat në sipërmarrjet shqiptare duket se kanë krijuar të rinj të dekurajuar për t’u bërë pjesë e tregut të punës.

Të dhënat nga Instituti i Statistikave flasin për një shkallë papunësie në nivelin e 22%, kryesisht tek të rinjtë e moshës 15-29 vjeç.

Për specialistin e punësimit, Emin Shini, të rinjtë shqiptarë janë më të prirur drejt sektorëve të digjitalizuar duke lënë pa fuqi punëtore sektorët prioritarë të ekonomisë, si ndërtimi apo turizmi.

Emin Shini: Ka humbur kërkesa për punësime në sektorin e turizmit që mbetet shqetësuese në vend, po flasim dhe për pozicione të ulëta, apo për fuqi punëtore të thjeshtë, por edhe për specialistë të ndryshëm, të cilët siç i quajmë ne “teknikë të mesëm” që mund të jenë mekanikët, elektrikët.

Globalizimi ka ndikuar edhe në zhvillimin e asaj që quhet Gjenerata Z, e cila sipas ekspertëve është më e prirur drejt formimit të vazhdueshëm pa mbushur vakancat e tregut të punës.

Emin Shini: Kjo ka bërë që pritshmëritë e tyre të rriten dhe fatkeqësisht, bznesi nuk i përgjigjet kësaj nevoje. Shikojmë që kjo gjeneratë kërkon të rritet në detyrë. Ka pritshmëri të fillojë me një pagë më të lartë.

Sipas EUROSTAT, norma e papunësisë në Eurozonë ra në nivelin më të ulët rekord prej 6.4 për qind përgjatë vitit që lamë pas. Ndërkohë sa i takon rajonit, papunësia në nivele të larta shfaqet në Malin e Zi e më e ulët në Serbi./O.S

Të fundit

Rusia zgjeron përkufizimin e tradhtisë së lartë

Ligjvënësit rusë miratuan të martën një projekt-ligj që zgjeroi përkufizimin e tradhtisë së lartë, pjesë e përpjekjeve të autoriteteve...

Gjermania që ne njihnim është zhdukur

Së fundi mora një makinë me qira në Las Vegas, isha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të mbuluar zgjedhjet. Agjenti në sportel...

Nëse i thani rrobat në shtëpi, sigurohuni që të merrni këto bimë

Ekspertët pohojnë se ajo heq në mënyrë të sigurt mykun dhe pluhurin nga shtëpia Shkencëtarët nga NASA kanë ndarë një listë të bimëve që besohet...

Media gjermane/ Artikujt për Portin e Durrësit ishin të gabuara, i tërheq mbrapsht

"BurdaForward GmbH", kompania mëmë e portalit ‘Focus online’, rrëzon si të gabuara dhe të paautorizuara dy shkrime të lidhura me Shqipërinë dhe Portin e...

Çmim i kripur/ Ja sa ka kushtuar fustani në daljen e fundit të Bora Zemanit

Përveçse është një nga moderatoret më të njohura dhe të përfolura, Bora Zemani shpesh di të rrëmbejë vëmendjen edhe me veshjet me të cilat...

Lajme të tjera

Web TV