Pas 10 vitesh i tha “Po” ish-kryeministrja e Zelandës së Re kurorëzon lidhjen me martesë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çifti kishte ndërmend të zyrtarizonte lidhjen me martesë në vitin 2022, por e anuloi gjatë kufizimeve të rrepta COVID-19 që qeveria e Ardern vendosi në vend.

Ajo mbajti një fjalim pesëminutëshe për dhjetëra të ftuar gjatë dasmës së saj. Çifti janë bashkë prej një dekade dhe kanë së bashku një vajzë pesëvjeçare, Neve.

dasma

Vajza e tyre hyri në ceremoni me të atin e veshur me një fustan prej pëlhure nga fustani i nusërisë së gjyshes së saj Laurell Ardern.

43-vjeçarja shërbeu si kryeministre e Zelandës së Re për më shumë se pesë vjet dhe njoftoi se do të jepte dorëheqjen nga posti publik janarin e kaluar.

Ajo fitoi njohje ndërkombëtare për stilin e saj të udhëheqjes, veçanërisht pas një sulmi masiv vdekjeprurës në dy xhami në Christchurch në 2019.

Në fjalimin e saj të fundit në parlament, Ardern i tha prezantuesit televiziv 47-vjeçarit Gayford:”Le të martohemi më në fund”.

Që prej dorëheqjes, ajo ka marrë tre bursa në Universitetin e Harvardit. Ardern është gjithashtu një administruese e çmimit Earthshot të Princit William dhe një e dërguar speciale për thirrjen në Christchurch, një rrjet që kërkon të “eliminojë përmbajtjen terroriste dhe të dhunshme ekstremiste në internet” që u krijua pas të shtënave në Christchurch.
/O.S

Të fundit

Botërori i Klubeve, cilat janë katër ekipet gjysmëfinaliste

PSG, Real Madrid, Fluminense dhe Chelsea janë katër skuadrat gjysmëfinale të Kupës së Botës për klube. Kampionët në fuqi të...

Turqia “superfuqi” e automjeteve elektrike, Erdogan nis testimet…

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan u ul në timonin e sedanit të ri elektrik të prodhuar nga kompania vendase Togg, në një përpjekje...

Parakalim i gabuar, aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin

Aksident në aksin rrugor Elbasan-Peqin, pranë fshatit Pajovë. Mësohet se dy persona kanë mbetur të plagosur. Policia dhe zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje ndërkohë ekspertët po...

Moti i nxehtë “përvëlon” Italinë, vdesin 18 persona! Vendimi drastik…

Italia po përballet me një valë të rrezikshme të nxehti, që ka shkaktuar të paktën 18 viktima në mbarë vendin. Mediat e huaja raportojnë se...

Shefi i NATO-s zbulon si do të nisë Lufta e III Botërore, reagon Rusia

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka paralajmëruar këtë fundjavë se Lufta e Tretë Botërore do të nisë me sulme të njëkohshme nga Xi Jinping...

Lajme të tjera

Web TV