Parlamenti, sesion i ri me kaos të vjetër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sesioni i ri parlamentar ka nisur sërisht me zhurmë në Kuvendin e Shqipërisë. Demokratët e Sali Berishës vijuan me të njëjtën “valle” që mbyllën sesionin në dhjetor, edhe pse kësaj rradhe Berisha i orienton me mesazhe nga shtëpia. Opozita kësaj here kishte marrë bilbila në Kuvend si dhe ka bllokuar Foltoren duke mos lejuar presidentin Bajram Begaj të flasë në Kuvend. Gjithashtu edhe ambasadorët e Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë të pranishëm në lozhën e Parlamentit “shijuan” për pak minuta kaosin dhe u larguan. Por për herë të parë në historinë parlamentare kreu i shtetit “nuk u lejua” të mbante fjalën e tij. Kjo është konsideruar si provokim nga ana e opozitës. Kjo ka detyruar Begajn që fjalën e tij ta mbajë nga Presidenca. Gazment Bardh i kujtoi Presidentit Begaj që ata kanë paralajmëruar proteste në sallë kundër mazhorancës dhe për këtë arsye i bën thirrje atij që të mos keqpërdoret nga mazhoranca si fasadë për një normalitet të rremë në Kuvend.  Gjithashtu demokratët e grupit parlamentar demokrat kanë paralajmëruar se edhe në këtë seancë të parë do të vijojnë protestat duke mos lejuar zhvillimin normal të punimeve. Për këtë lajm të konfirmuar nga institucionet e Kuvendit dhe Presidencës ka reaguar kreu i grupit parlamentar të PD duke e konsideruar provokim. Deputeti demokrat Flamur Noka, mbajti një pajisje zhurmuese ndërsa pak metra më tutje kreu i PD-së Lulzim Basha foli me gazetarët. sPajisjet zhurmuese u përdorën edhe gjatë mbajtjes së seancës, e cila u ndërpre pas tensioneve që nuk u ndalën as në sesionin e parë të vitit 2024.

Reagimi i Bardhit

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratës së Presidentit Bajram Begaj, duke u shprehur se qëndrimi publik i këtij të fundit është “mesazhi më i dëmshëm që mund të bënte për normalizimin e jetës parlamentare”. Bardhi u shpreh se Presidenti përdori një gjuhë të njëanshme, u bë palë në konflikt dhe nxiti edhe më shumë përçarjen mes palëve politike në Kuvend. “Qëndrimi publik i Presidentit të Republikës është mesazhi më i dëmshëm që mund të bënte për normalizimin e jetës parlamentare. Ashtu siç pritej, Kreu i Shtetit nuk u ngrit dot në rolin e tij si përfaqësues i unitetit të popullit, por me një gjuhë të njëanshme, u bë palë në konflikt dhe nxiti edhe më shumë përçarjen mes palëve politike në Kuvend”, shkruan Bardhi. Ai shtoi se grupi i PD dhe opozita është e vendosur të mbrojë pluralizmin demokratik në vend dhe Kushtetutën e Shqipërisë, edhe nëse Kreu i Shtetit ka vendosur t’ia dorëzojë kopjen e tij të Kushtetutës kryeministrit Rama. “Duke e konsideruar këtë një akt antidemokratik dhe një sulm të pashembullt të Presidentit të Republikës ndaj opozitës, e siguroj që Grupi Parlamentar i PD dhe opozita është e vendosur të mbrojë pluralizmin demokratik në vend dhe Kushtetutën e Shqipërisë, edhe nëse Kreu i Shtetit ka vendosur tia dorëzojë kopjen e tij të Kushtetutës kryeministrit Edi Rama!”, tha ai. Ndërkohë, në seancë janë të pranishëm edhe ambasadori britanik Alastair King-Smith dhe ai gjerman Karl Bergner.

Lexo edhe :  Akuzat për kapjen e SPAK, Rama: Vijnë nga të izoluarit në ballkone!

Reagimi i OSBE

OSBE reagoi pas nisjes së sesionit të ri parlamentar, duke theksuar se presin një Parlamentar plotësisht funksional dhe të fokusuar te reformat e nevojshme, duke filluar nga ajo zgjedhore. “I urojmë sukses Kuvendit në nisje të sesionit të ri parlamentar! Presim me padurim ta shohim parlamentin, si platformën për debat politik, plotësisht funksional dhe të fokusuar te reformat e nevojshme, duke filluar nga ajo zgjedhore, në interes të qytetarëve”, shkruan OSBE./kb

Të fundit

Sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit

Tani në stinën e verës, përdorimi i shisheve plastike është tepër i lartë për shkak të nevojës për hidratim. Sa...

Hyn në fuqi “Strategjia Kombëtare për Migracionin 2024-2030”/ Ja çfarë parashikon drafti

Strategjia kombëtare për migracionin 2024 – 2030 dhe Plani i Veprimit botuar në Fletoren Zyrtare ka si qëllim menaxhimin e flukseve migratore, promovimin e...

Toka përgatitet për një stuhi të fortë diellore

Një stuhi e fortë diellore është gati të godasë Tokën dhe efektet më të rëndësishme priten sot. Qendra e Parashikimit të Motit Hapësinor e agjencisë...

Turizmi, etje për punëtorë! Të gjithë po kërkojnë krah pune

14 milionë turistë parashikohet ta vizitojnë vendin tonë përgjatë këtij viti. Kërkesat më të mëdha për fuqi punëtore janë pikërisht nga sektori i turizmit. “Sektori...

“Vaksina AstraZeneca mpiks gjakun”/ Mjeku sqaron shqiptarët që kanë marrë këtë dozë

Kompania ‘AstraZeneca’ nisi tërheqjen e vaksinës së saj kundër Covid-19 dhe pranoi se mund të shkaktonte një efekt të rrallë anësor si ‘mpiksja e...

Lajme të tjera

Web TV