SHBA/ Pikat e karikimit Tesla në Chicago,të mbushura me ‘makina të vdekura’ nga i ftohti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pronarë të trishtuar të makinave elektrike Tesla në zonën e Chicago, SHBA shiheshin duke tentuar me dëshpërim të karikonin automjetet e tyre pa shumë rezultat, teksa stuhia e të ftohtit ka përfshirë zonat qendrore e perëndimore të vendit.

Pikat e karikimit duket se po kthehen në varreza makinash ditët e fundit teksa temperaturat kanë rënë deri në -10 gradë, raporton rrjeti Fox Business.

“Nuk merr asgjë, akoma zero përqind,” thotë shoferi Tyler Beard, i cili përpiqet të karikojë makinë e tij Tesla në Oak Brook, Illinois.

Beard dhe pronarë të tjerë makinash Tesla ankohen se mjetet nuk marrin karikim prej motit të ftohtë dhe se duhet t’i braktisin aty, shkruan rrjeti FoxNews.

“Këto janë vetëm një masë robotësh të vdekur,” tha një prej shoferëve.

Kevin Sumrak tregonte për rrjetin Fox se kishte ardhur të dielën në aeroportin e Chicago dhe makina e tij Tesla nuk ndizej. Ai ishte detyruar të ngrinte makinën në karroatrec për ta cuar në pikën e karikimit.

Ekspertët thonë se motii ftohtë mund të ndihkojë në aftësinë e mjeteve elektrike për t’u karikuar si duhet.

“Nuk është thjesht puna të fusësh në prizë, bateria kërkon parakushtet e saj që do të thotë se nevojitet një temperature optimale për të pranuar karikimin e shpejtë”, tha Mark Bilek i grupit the Chicago Auto Trade Association.

FOX Business ka tentuar të kontaktojë me Tesla për çeshtjen por nuk ka marrë përgjigje./O.S

Të fundit

“Putin nuk do paqe”, Von der Leyen nga Tirana: Duhet t’i bëjmë më shumë presion Rusisë!

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë një vizite zyrtare në Tiranë, ka bërë thirrje për intensifikimin...

Mbërrin në tapetin e kuq presidenti ukrainas Zelensky, takim i përzemërt me Ramën

Mbërrin presidenti ukrainas Zelensky në Samitin e Komunitetit Politik të Europës Ai ka pasur një takim të përzemërt me kryeministrin Edi Rama. Zelensky ka mbërritur në...

Si t’i bëni fëmijët tuaj të rrinë urtë në restorant, ja 10 mënyra

1. Duhet patur parasysh se fëmijët janë për prindërit në qendër të botës. Por është më mirë për qetësinë kolektive që të mos ketë...

Vjosa Osmani në Tiranë, flet për ngërçin politik në Kosovë: Duhet zgjidhje e shpejtë!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka komentuar ngërçin politik nga Tirana ku u shpreh se duhet gjetur një zgjidhje sa më e shpejtë. “Populli kosovar...

“Humbëm një betejë, por jo luftën”/ Xhelal Mziu për zgjedhjet: Unë nuk do të dorëzohem!

Demokrati Xhelal Mziu ka reaguar sërish në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mziu, drejtuesi politik...

Lajme të tjera

Web TV