Ndalohet për orën luksoze, në aeroportin e Mynihut aktori me famë botërore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktori hollivudian, Arnold Schwarzenegger, u ndalua në aeroportin e Mynihut në Gjermani, pasi nuk deklaroi një orë të shtrenjtë, të cilën planifikonte që ta vinte në ankand për bamirësi. Sipas asaj që shkruan britanikja The Guardian, aktori austriak dhe ish-guvernatori i Kalifornisë, u ndalua mbrëmjen e së mërkurës në zonën doganore të aeroportit pasi kishte mbërritur në Gjermani nga SHBA.

Teksa aktori 76-vjeçar pritet që të vijojë axhendën e tij në këtë shtet, zëdhënësi i doganës së aeroportit Thomas Meister tha se ora “do të duhet të qëndrojë”. Ai shtoi se ndaj aktorit nisi një procedim penal për evazion fiskal. Sipas Meister, Schwarzenegger duhet të kishte paguar një taksë pasi ora do të shitej në Bashkimin Europian.

Aksesori luksoz pritej që të vihej në ankand, në një mbrëmje bamirësie të iniciativës klimatike të Schwarzenegger, në resortin e skisë të Kitzbühel, që do të zhvillohet mbrëmjen e së enjtes./O.S

Të fundit

20 Korrik 1944: Komploti i fundit kundër Rajhut, shansi për të ndryshuar historinë

Nga Leonard Veizi Në mes të vapës së një vere të përgjakshme, ndërsa Lufta e Dytë Botërore po i afrohej...

“Të ka dalë emri që u bën qejfin të burgosurve”, Efi reagon pas akuzave

Personazhi i njohur, Efi Dhedhes, është përballur së fundmi me akuza se ka pasur kontakte me persona të dënuar në burgje. Një ndjekëse e ka...

Nga Zheni Gjergji te Ferdinand Xhaferri, ja kush pritet të largohet nga kryesia e PD

Sali Berisha tashmë e ka vulosur se nuk do të respektojë neni “Basha” dhe nuk do ta fusë partinë në zgjedhje të reja për kryetarin. Askush...

2 dekada në koma, ndërron jetë “Princi i Fjetur” i Arabisë Saudite

Princi saudit Al- Waleed bin Khaled bin Talal Al Saud, i njohur gjerësisht si “Princi i fjetur”, ka ndërruar jetë në moshën 36-vjeçare, pas...

Rrëshkitësja “Rosebud” nga “Citizen Kane” shitet në ankand për 11 milionë paund

Një objekt i dhuruar nga një regjisor, i cili e mori gjatë pastrimit të një studioje, bëhet pjesa e dytë më e vlefshme e...

Lajme të tjera

Web TV