SIGAL UNIQA, krenare që solli për herë të parë armët e Heroit Kombëtar në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot, më 17 janar, shënohet përvjetori i 556 i vdekjes së Heroit Kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Gjergj Kastrioti lindi më 6 maj 1405 dhe ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit dhe i princeshës Vojsava, fëmija i fundit midis 4 djemve dhe 5 vajzave.

Ai ka hyrë në histori si një strateg i shquar i luftimeve mbrojtëse, sepse me një ushtri të vogël mundi të përballonte dhe të shkatërronte ushtrinë osmane, më të organizuarat dhe më modernet e kohës së vet.

Si një burrë i madh shteti, ai udhëhoqi luftën për pavarësi të kombit shqiptar kundër pushtuesit osman, si dhe punoi për bashkimin politiko-shtetëror të popullit shqiptar.

Për 25 vjet me radhë Skënderbeu mbrojti lirinë e popullit dhe të vendit të vet dhe lufta e tij pengoi përhapjen osmane drejt Evropës, për çka fitoi mirënjohjen e Shteteve Evropiane dhe të Papatit të Romës që kur ka qenë gjallë dhe shumë më tepër pas vdekjes.

Emri i Skënderbeut ka qenë burim frymëzimi për rilindasit, shembull i ndritur për t’u pasur në betejat e ndryshimeve për t’i kthyer popullit lirinë, dinjitetin, bashkimin e hapur, rrugën e përparimit.

Në janar të vitit 1468 Skënderbeu u sëmur gjatë zhvillimit të një Kuvendi të thirrur nga ai, në të cilin ishin të ftuar të gjithë princat shqiptarë. Ai vdiq në moshën 63-vjeçare më 17 Janar 1468 në Lezhë.

SJELLJA PËR HERË TË PARË NË SHQIPËRI E ARMËVE TË HEROIT KOMBËTAR

 Armët dhe reliktet e Skënderbeut nuk kishin lëvizur kurrë më parë nga fondi i Muzeut të Vjenës. Por me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, në vitin 2012, ëndrra për t’u rikthyer pas 600 vjetësh, qoftë edhe njëherë të vetme në atdheun e Heroit tonë Kombëtar, u bë realitet.

Lexo edhe :  FOTO/ Mëngjesi i parë në Delvinë pas një nate mes flakëve…

Sjellja e armëve të Skënderbeut së bashku me përkrenaren, gravurën dhe kodeksin u ekspozuan për herë të parë në Muzeun Historik Kombëtar. Kjo falë kompanisë së sigurimeve SIGAL UNIQA Group Austria dhe CEO-s së saj, z. Avni Ponari.

Kjo ekspozitë kaloi çdo parashikim ligjor dhe financiar teksa u pagua një prim sigurimi prej rreth 300 mijë eurosh nga SIGAL UNIQA, për armët e Heroit Kombëtar që kapnin vlerën e 25 milionë eurove.

“Përgjegjësitë financiare janë të ndryshme nga përgjegjësitë civile por përgjegjësitë civile mbartin vlera kombëtare. Atëherë, përgjegjësitë financiare zvogëlohen aq më tepër që këto përgjegjësi kanë të bëjnë me një ngjarje që ndodh rrallë në botë.

Askujt në botë besoj nuk do t’i takojë një fat dhe një përgjegjësi e tillë sa të jetë sponsor, mbështetës, sigurues, garantues i një gjëje me vlera kaq të mëdha që rikthente në atdheun e vet pas 600 vjetësh. Askush nuk do ti provojë këto emocione dhe askush nuk e besonte një ditë do të ndodhte një gjë e tillë.

Por kjo gjë ndodhi dhe ne si grup SIGAL UNIQA jemi krenarë që ishim pjesë e këtij programi, pjesë e këtyre emocioneve të mëdha”, do të shprehej në një intervistë themeluesi dhe drejtuesi i SIGAL UNIQA, Z.Avni Ponari.

 Një rol kyç në këtë iniciativë pati edhe Andreas Brandstetter, CEO i “UNIQA Insurance Group”, një ambasador dhe dashamirës shumë i mirë i Shqipërisë.

Të fundit

Milani e nis me fitore sezonin e ri dhe mposht Barin në fazën 1/32 të Kupës së Italisë

Milani ka mposhtur Barin në sfidën e vlefshme për fazën e 1/32 të Kupës së Italisë. Sfida u fitua 2 me...

Paralajmërimi i fuqishëm që Princesha Diana kishte bërë për William dhe Harryn

Harry dhe William kanë përjetuar humbjen më të madhe në gusht të vitit 1997, me vdekjen e nënës së tyre, Princeshës Diana. Edhe pse me...

Zbulohet se kur mund të martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez?

Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo janë bashkë prej nëntë vitesh, që nga viti 2016. Influencuesja dhe futbollisti portugez kanë formuar një familje shumë të madhe,...

Zhvillohet metoda revolucionare për trajtimin e pacientëve pas atakut kardiak

Nga Enver Robelli Një grup shkencëtarësh në Zvicër nën drejtimin e profesorëve Omer Xhemali dhe Robert Katzschmann kanë krijuar një arnim kardiak të ndërtuar nga indi...

Zjarret/ 87 vatra zjarri të regjistruara në Kosovë, 8 prej tyre ende aktive

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave në Kosovë bën të ditur se në gjithë vendin janë regjistruar gjithsej 87 vatra zjarri. Prej tyre, 79 janë...

Lajme të tjera

Web TV