Holanda i bashkohet protestave në mbarë Europën,fermerët bllokojnë rruget e ndezin zjarre

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qindra fermerë morën pjesë në protestat e së hënës mbrëma në Holandë, duke bllokuar rrugët dhe ndezur zjarre, sipas policisë dhe mediave holandeze.

“Ata vunë zjarre, ndezën fishekzjarrë dhe nxorën automjetet bujqësore në autostradë”, tha departamenti i policisë së Gelderland (qendror) përmes X (ish-Twitter), duke shtuar se “u morën masa”.

Policia nuk ka sqaruar nëse forcat e tyre kanë vijuar me arrestime apo akuza. Fermerët holandezë dhe belgë i janë bashkuar që nga e enjtja valës së mobilizimeve masive që shpërtheu në Francë në janar dhe që atëherë janë përhapur në Gjermani, Itali, Poloni, Rumani dhe Greqi.

Fermerët protestojnë për të ardhura shumë të ulëta, inflacion, konkurrencë nga jashtë, akumulim i rregulloreve të standardizimit, çmime të larta të karburantit.

 

Në përpjekje për të qetësuar zemërimin, Komisioni Evropian të enjten e kaluar premtoi masa për të mbrojtur “interesat legjitime” të fermerëve në BE, në veçanti duke reduktuar “barrën administrative” të politikës së përbashkët bujqësore të kritikuar./O.S 

Të fundit

Avokati zbulon shifrat, ja sa para iu zhvatën shqiptarëve nga “skemat piramidale” online

Ish-prokurori Besnik Muçi zbuloi në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, se qytetarët shqiptarë kanë depozituar...

Pasuria e Trump rritet me miliarda nga kriptomonedha e re

Pasuria e familjes Trump është rritur me rreth 5 miliardë dollarë në letër, pasi kompania e tyre e re financiare, World Liberty Financial, hodhi në treg...

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Territori shqiptar në orët e para të mëngjesit dhe mesditës së kësaj të mërkure parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash ku herë...

Mjeshtri që filmoi shpirtin shqiptar

Nga Lutfi Dervishi Dhimitër Anagnosti u largua, por kinemaja e tij jeton. Filmat e tij nuk pranojnë të plaken, sepse nuk ishin thjesht kinema, por...

Oliver Kromuell, republikani që i preu kokën mbretit të Anglisë

3 shtator 1658 - vdekja e Lordit Protektor Nga Leonard Veizi Në histori, ka njerëz që nuk e zgjedhin kohën, por koha i zgjedh ata. Oliver...

Lajme të tjera

Web TV