Lajm i mirë për shqiptarët! Vendi fqinj kërkohen emigrantë për fuqinë punëtore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Greqia po bëhet gati të shpejtojë dhe modernizojë procedurat për marrjen e lejeqëndrimit, në mënyrë që emigrantët e ligjshëm të futen më herët në tregun e punës.

Ministria e Emigracionit dhe Azilit është duke vlerësuar kornizën juridike për emigracionin e ligjshëm, për ta çuar së shpejti në Kuvend.

Emigrantët shqiptarë do të jenë përfituesit e mëdhenj të ligjit të ri, duke qenë se përbëjnë rreth 60 për qind të gjithë të ardhurve në mënyrë të ligjshme. Në Greqi numërohen afërsisht 50 mijë refugjatë, ndërsa 700 mijë persona janë emigrantë të ligjshëm, shumica shqiptarë, gjeorgjianë dhe pakistanezë.

Ekspertët e legjislacionit për emigrantët thonë se sistemi aktual është në kolaps.

Në drejtoritë e emigracionit në Atikë deri tani llogariten se rreth 200 mijë aplikime për lejeqëndrimi janë në pritje.

Me ligjin e tanishëm, emigrantët e ligjshëm duhet të presin deri në tre vjet për rinovimin e lejes së qëndrimit, ndërsa procedura e azilit përfundon brenda pak muajsh.

Përveç reformës për emigracion të ligjshëm, Greqia po punon edhe për marrëveshje të reja dypalëshe me të paktën gjashtë shtete, si Moldavia, Gjeorgjia, Armenia, India, Vietnami dhe Filipinet, për të marrë nga fuqia punëtore e këtyre vendeve me qëllim forcimin e tregut të brendshëm të punës në sektorë si bujqësia, ndërtimi dhe turizmi.

Për Greqinë, çështja e emigrantëve ka edhe një aspekt ekonomik. Në rast se vendi nuk do të arrinte të shfrytëzonte gjithë të vjelat e ullinjve – që arrijnë në 23% – për shkak të fuqisë punëtore, humbjet ekonomike vlerësohet se do të arrinin në 1,5 miliard euro./e.t

Të fundit

Pse Blendi Gonxhe ka marrë kaq shumë vota? Ministri jep argumentet e tij

Blendi Gonxhe është socialisti më i votuar në Vorë. Ai ka siguruar 4759 vota. Në një lidhje live për...

ANALIZA – 11 maji, referendumi për fundin e berishizmit

Fitorja e Partisë Socialiste në 11 maj, që projektohet deri në 83 mandate, është padyshim në një përqindje që i bën keq demokracisë shqiptare...

Spartak Ngjela: Fatkeqësia e PD është Sali Berisha

Për të bërë një analizë konceptuale për Zgjedhjet 2025 në panelin e “Shqipëria Voton” në Top Channel, moderatorja Grida Duma, kishte avokatin Spartak Ngjela. Sipas...

Lezha si fushë ping-pongu, përmbysen sërish shifrat e PS dhe PD

Vijon procesi i numërimit të votave në Qarkun e Lezhës ndërsa pak minuta më parë Partia Demokratike ka kaluar Partinë Socialiste duke dalë në...

PD denoncon arrestimet në Pogradec: Policia e njëanshme, incidenti u provokua….

Partia Demokratike ka reaguar për incidentin e një dite më parë në qendrën e votimit në Pogradec, ku policia vuri në pranga simpatizantin e...

Lajme të tjera

Web TV