Ministri i Brendshëm, Taulant Balla takim me drejtuesin e Antimafias italiane dhe prokurorë të tjerë të Italisë.
Në fokus të këtij takimi ishte bashkëpunimi mes dy palëve ku është dakordësuar detajimi i një memorandumi mes Policisë Shqiptare dhe Antimafias për goditjen grupeve kriminale që janë angazhuar në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Antimafia dhe Ministria e Brendshme kanë rënë dakord për identifikimin e rrjeteve kriminale të drogës ku janë të përfshirë shqiptarë kryesisht nga Amerika Latine drejt Europës. Me parimin e ndjekjes së parave ku investohen edhe në vende të tjera jo vetëm në Shqipëri. Eksperienca e Antimafias do të bëhet edhe në Shqipëri për negocimin për ekstrdaimin e personave që fshihen në Emiratet e Bashkuara Arabe. Dhe për të filluar sa më shpejt këto ekstradime edhe nga Amerika Latine dhe vende të tjera që nuk kemi marrëveshje.
Do të krijohet një hartë për grupet kriminale për t’i goditur. Është diskutuar edhe për antiterrorin dhe luftën kundër krimeve kibernetike. Bashkëpunimi do të sjellë eksperiencën italiane dhe të antiterrorit italian në Shqipëri me ekspertizën që kanë dhe do i ofrohet edhe Shqipërisë. Antimafia italiane do të bashkëpunojë drejtpërdrejtë me Shqipërinë. Do të detajohet në ditët në vijim./e.t