Sinoptikani bën parashikimin për fundjavën, tregon kur do të rikthehen shiu dhe dëbora

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bëhuni gati për një mot me diell dhe temperatura të përshtatshme për plazh këtë fundjavë dhe fillimin e javës që vjen.

Sinoptikani Elvi Jahaj nga Shërbimi Metereologjik Ushtarak bën me dije se moti këtë fundjavë parashikohet i kthjellët, me vranësira të pakta kalimtare në relievet malore në lindje.

“Sikurse sot edhe në fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të thata me origjinë perëndimore. Moti parashikohet i kthjellët, me vranësira të pakta kalimtare në relievet malore në lindje.

Në fundjavën që presim përpara gjithashtu vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët me alternim vranësirash kalimtare, të cilat do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara në relievet malore në Lindje.

Sa u përket temperaturave, në mëngjes do të jenë relativisht të freskëta me -2 gradë në zonat malore dhe 0 deri në 4, 5 apo 6 garadë celciuz në zonat e ulëta dhe bregdetare.

Sa iu përket vlerave të ditës, ato priten të jenë relativisht të larta për periudhën që ndodhemi me vlera që kapin:

Sa i përket erës, ajo do të jetë kryesisht e lehtë me drejtim nga kuadranti i veriut dhe shpejtësi mesatare 1-8 m për sekondë. Pra thënë ndryshe, kjo fundjavë dhe fillimi i javës së ardhshme mund të jenë idealet për një xhiro në bregdet”- tha Jahaj.

I pyetur nëse do të kemi një rikthim të masave ajrore të ftohta apo shkurtin do ta mbyllim me ngrohtësi, Jahaj thotë se ditët me diell nuk do të thotë se dimri ka ikur pasi shumë shpejt do të kemi një rikthim të shiut dhe dëborës.

Lexo edhe :  Pleqëri pa taksa, qeveria po tenton të ndihmojë të moshuarit! 1 në 5 jemi mbi 65 vjeç

“Ditë me diell kemi pasur edhe më parë, por dimri ende nuk ka ndalur pasi kemi edhe marsin dhe prillin përpara dhe mund të them që kjo është kalimtare. Do të kemi një rikthim të shiut dhe dëborës”- tha Jahaj./   S.M

Të fundit

Italia i jep “lamtumirën” Spallettit, Azzurrit marrin pikët e para në kualifikueset

Këtë të hënë u zhvilluan disa nga ndeshjet kualifikuese të Botërorit. Italia mori 3 pikët e para në grup,...

METODA: Si autoritetet italiane mund të zbardhin vrasjen mafioze të 45 viteve më parë

Hetuesit e Prokurorisë së Palermos, në Itali, kanë zgjedhur teknologjitë e reja për të nxjerrë ADN-në nga një gjurmë e gjetur 45 vjet më...

Barcelona godet në merkato, Lewandowski i dytë kushton… zero euro!

Edhe pse Robert Lewandowski mbetet ende një "makineri" golash pavarësisht moshës së tij, te Barcelona po punojnë në fshehtësi dhe me zgjuarsi për të...

2 km nga kufiri me Serbinë, Kurti inaguron stacionin e ri policor në Zveçan

Vetëm dy kilometra larg kufirit me Serbinë, sot është përuruar objekti i ri i Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit në Izvor të Zveçanit. Në...

Kujt i leverdis rinumërimi në Tiranë dhe Fier? Edhe Ramës, edhe Berishës

Pas zgjedhjeve të 11 majit, Shqipëria po hyn sërish në një fazë tensioni elektoral, këtë herë jo përmes kutive të votimit, por përmes rinumërimit...

Lajme të tjera

Web TV