Mjekët pikasin mavijosje në trupin e Alexei Navalny-t, çfarë e shkaktoi vdekjen e tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vdekja e liderit të opozitës ruse Alexei Nalny u mbulua me mister jo vetëm për shkakun, por edhe sespe trupi i tij nuk u dërgua në morg dhe as nuk iu dorëzua familjes.

Megjithatë, të paktën kjo është zgjidhur, teksa mediat e huaja raportojnë se trupi është gjetur dhe është dërguar në një morg në spitalin klinik të qarkut Salekhard.

Raportohet se në të janë pikasur disa mavijosje, që tregojnë se ai ëhstë dhunaur para vdekjes.

“Zakonisht trupat e njerëzve që vdesin në burg dërgohen direkt në Byronë e Mjekësisë Ligjore në rrugën Gllazkova, por në këtë rast ai u dërgua në spitalin klinik për ndonjë arsye. Si një ndihmës me përvojë, mund të them se lëndimet e përshkruara nga ata që i panë dukeshin se ishin nga një krizë që ai kishte pësuar dhe që i kishte shkatuar tkurje të muskujve.

Nëse një person po pëson konulksion dhe të tjerët përpiqen ta mbajnë shtrirë, por konvulsionet janë shumë të forta, atëherë shfaqen mavijosje. Ata thanë gjithashtu se ai kishte një mavijosje në gjoks, lloji që vjen nga masazhi indirekt kardiak. Kështu që ata u përpoqën ta ringjallën atë dhe ai ndoshta vdiq nga arresti kardiak”- tha një nga mjeket.

Sipas medias, ende nuk është kryer autopsi. Më herët, nëna e Navalny ishte informuar gabimisht se trupi i politikanit ishte në morgun kryesor në Salekhard. Tani familjes i është thënë se shkaku i vdekjes nuk është përcaktuar dhe trupi i tij ende nuk mund t’u kalohet të afërmve për varrim. Detajet e vdekjes së Navalny janë të pakta dhe ato që janë bërë publike kanë kundërshtuar njëra-tjetrën.

Së fundmi u raportua se Navalny vdiq nga ‘sindroma e vdekjes së papritur’, por nuk u dhanë detaje për të mbështetur këtë pretendim./O.S

Të fundit

Turizmi, net-qëndrimet e të huajve në hotele u rritën me 32%, kryesuan italianët

Pavarësisht lëkundjes së lehtë që shënoi lëvizja e shtetasve në muajin e tretë të vitit, të dhënat e hoteleve...

Gjikondi: Berisha po shkon si “çeço” në SPAK, jo më si kaposh në ballkon

Pas zvarritjeve disamujore, dosja “Partizani” këtë të hënë kaloi për gjykim dhe ish-kryeministri Sali Berisha do të hetohet për veprën penale të “korrupsionit pasiv”. Juristja...

KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftuar se ka marrë vendim në lidhje me procesin zgjedhor, duke urdhëruar numërimin fillestar të dy kutive të votimit që...

“Rruga për në burg ka nisur”/ Avokati paralajmëron fatin e Berishës

Për herë të parë në gjykatën e posaçme do të zhvillohet një proces gjyqësor ndaj një ish-kryeministri për akuzën e korrupsionit. Gjykata e Posaçme vendosi...

Fitoi mandatin e deputetit/ Erald Kapri: Vota e Diasporës cenoi fshehtësinë e votës

Erald Kapri do të jetë për herë të parë në Parlament dhe mandatin e mori duke garuar me Partinë Mundësia, që arriti të marrë...

Lajme të tjera

Web TV