Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Protesta e opozitës/ Nis me zhurmë, përfundon me asgjë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Opozita mbajti dje protestë para kryeministrisë ku për rreth dy orë folën disa deputetë të PD-së, ndërsa pjesën më të madhe të fjalimit e zaptoi Sali Berisha, i cili me trup ishte në shtëpi, por virtualisht në shesh. Pjesëmarrja ishte relativisht e lartë, por pavarësisht pritshmërive për qëndrueshmërinë e saj, protesta u mbyll vetëm me hedhjen e disa kapsollëve dhe molotovëve në shkallët e kryeministrisë.

 

Dje opozita u mblodh në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nën sloganin “O sot, o kurrë”. Në një numër të lartë protestuesit nga e gjithë Shqipëria mbushën sheshin, por nuk përfundoi me një “vendim drastik” siç kishin paralajmëruar organizatorët. Për rreth dy orë folën disa deputetë të PD-së, pjesë e Rithemelimit dhe më pas kohën më të madhe e mori Sali Berisha i cili mbajti një fjalim nga shtëpia ku ndodhet nën arrest. Ndërsa flisnin në podium figurat e rëndësishme të Rithemelimit dhe hyrja virtualisht e Berishës nga apartamenti i tij nxiti paksa protestusit, por gjithçka u venit në fund të saj.

Me shumë zhurmë ishte premtuar kjo protestë, teksa të vetmet “akte” ishin hedhja e disa kapsollve, tymuese dhe molotovëve që në fillim ngjanë si nisje e një demostrate por më pas drejtuesit e protestës mbyllën gjithçka. Sali Berisha kishte kohë që e kish paralajmëruar një tubim të madh dhe zgjodhi pikërisht 20 shkurtin, ditën e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës, si metaforë për rrëzimin e kryeministrit Edi Rama. Nga podiumi kërkuan të gjithë largimin e Ramës dhe “Shqipërinë si gjithë Europa”, por në shesh nuk pati emocionet e një ndryshimi.

Berisha, Bardhi, Noka dhe Boçi do të thërrasin sërish njerëzit në shesh, por të pashpresë për të tju premtuar me “vepra” rrëzimin e Edi Ramës. Në fjalën e tij, Berisha theksoi se sot vendi përballet me shtatoren e gjallë të diktatorit dhe jo atë të bronxit të rrëzuar 33 vite më parë. “Ky uragan madhështor në qendër të Tiranës, ishte llogaritur të mos ndodhte. Shqipëria ishte llogaritur që sot të ishte një vend pa opozitë”, iu drejtua Sali Berisha nga arresti shtëpiak protestuesve në bulevardin Dëshmorët e Kombit. “20 shkurti është një ditë në të cilën shqiptarët kremtojnë ngadhënjimin e tyre.

Përballemi me një diktaturë të re që bazohet në aleancën e pushtetit me krimin në shndërrimin e krimit në votën dhe votës në krim e vjedhje të lemeritshme nga pishtarëve dhe trafikun e tonelatave drogë që ka shtrirë përtokë dollarin dhe monedhën europiane. Sot nuk kemi shtatoren e bronxit, por shtatorja e gjallë e diktatorit Edi Rama pasardhësit të bllokmenit hoxhist që njëlloj si diktatori  tjetër ka përqëndruar të gjitha pushtetet në dorën e tij që do një Shqipëri pa opozitë, vret shpresën e qytetarëve si askush tjetër në historinë kombëtare. Gjatë sundimit 10-vjeçar të tij 1 milion shqiptarë u larguan nga Shqipëria dhe integrimi një horizont që largohet çdo ditë e më shumë nga shqiptarët.

Lexo edhe :  Rama: IA do monitojë gjithçka ndodh nëpër rrugë! Policia do bëhet e padukshme

Po sot është ditë besimi e guximi, fjala që unë po mbaj para kush ishte llogaritur që të mos mbahej, ky uragan ishte llogaritur që të mos ndodhte, bashkimi ynë ishte llogaritur të mos ndodhte dhe Shqipëria ishte llogaritur që sot të ishte një vend pa opozitë, një narkoshtet pa opozitë në brigjet e kaltra të Adriatikut”, tha Berisha. “Rama nuk ia doli të shkatërronte opozitën dhe atë që i prishi ëndrrën për mbretërim, PD-në dhe opozitën shqiptare”, tha deputeti Flamur Noka protestuesve në bulevardin dëshmorët e Kombit, duke i dhënë ultimatum kryeministrin se opozita është gati për ta rrëzuar atë nga pushteti. Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, tha se bashkimi i opozitës është hapi i parë drejt kthimit të saj në pushtet.

“Ne jemi sot këtu për të thënë se nuk dorëzohemi! Se nuk e falim lirinë tonë! Se refuzojmë një demokraci fasadë! Ne duam të ndërtojmë një shtet që respekton dhe nuk shkel të drejtat e qytetarëve! Që nuk ushtron pushtetin për të blerë, përçarë dhe shpërbërë opozitën!”, tha Bardhi para protestuesve në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Sipas Bardhit, i cili vetëm para pak muajsh ishte kundër grupimit të Rithemelimit, bashkimi është e vetmja rrugë për t’u përballur me të keqen, siç e konsideron ai qeverisjen socialiste. “Në këto 10 vjet, Edi Rama ka përdorur metoda antidemokratike për të qëndruar në pushtet, për të përhapur frikë, për të shuar zërin e protestës. Por ju sot jeni prova më e madhe se ai ka dështuar. Ne nuk kemi frikë!”, tha Bardhi.

Të fundit

Ekspertët: Zona e Alpeve po vuan nga shpopullimi, mund t’a dëmtojë shumë shpejt turizmin

Në Shqipëri, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka përgatitur Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2024-2030, e cila po konsultohet me...

Saliu që nuk njeh baxhanakun, njeh kushëririn e gruas së Dumanit

Nga Namir Lapardhaja Është e vërtetë Doktor, demokracia të jep të drejtë të besosh ëndrra të ndryshme, madje dhe t'ia fusësh dhe kot. Saliu që nuk...

Shqipëria ka rreth 4 mijë shkencëtarë, dominojnë femrat

Shqipëria ka rreth 4 mijë individë që punojnë në fushën e kërkimit shkencor, duke kontribuar në konceptimin dhe krijimin e dijeve, produkteve, proceseve dhe...

Shenjat e horoskopit që përfundojnë marrëdhënien e tyre gjatë vitit 2025

Për vitin 2025, astrologët parashikojnë që disa shenja të zodiakut mund të ndeshen me sfida dhe krizë në marrëdhëniet e tyre, të cilat mund...

Rrugët kthehen në lumenj/ Reshje të dendura shiu, përmbytet Durrësi

Reshjet e shiut, të regjistruara përgjatë gjithë pasdites së sotme, kanë krijuar vështirësi në qarkullim për drejtuesit e mjeteve dhe kalimtarët në rrugët e...

Lajme të tjera

Web TV