“Dëshmoi se ekziston”, gazetari analizon protestën e Rithemelimit: Mungon qeverisja..

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Mentor Kikia, i ftuar në një studio televizive, ka komentuar protestën e Rithemelimit për të cilën u shpreh se ne si shoqëri nuk kemi nerv për të reaguar.

Ai tha se protesta e Rithemelimit ishte për treguar se kryetar i opozitës vazhdon të jetë Berisha, ndërsa theksoi se ai tubim tregoi se ka frymë opozitare por mungon alternativa qeverisëse.

“Sa i takon protestën mendoj se ajo është tjetër gjë dhe demostrimi politik tjetër gjë. Ne si shoqëri nuk kemi nerv për të reaguar, nuk e di nëse është gjenetike, apo jemi të deformuar rrugës dhe të paktën gjatë kësaj dekade të fundit dy kanë qenë protesta ajo e studentëve dhe armët kimike dhe në të dyja rastet qeveria u tërhoq, anuloi vendimin dhe në rastin e studentëve bëri një pakt. Ndërsa në tubimet politike qeveritë nuk i marrin në konsideratë, ato janë flakë kashte.

Ne nuk reagojnë, jemi popull i vogël pa sindikata dhe ndërmarrje të mëdha. Ky është mjedisi në të cilin jetojmë ne dhe janë vetë partitë që shërbejnë si organizatorë të protestave. Madje dhe kur ka festa ai që është në pushtet i mbledh nëpër salla dhe u bënë festë. Jemi një shoqëri e paorganizuar për të qenë realisht një shoqëri.

Tubimi i PD ishte demonstrim politik për të celebruar qoftë dhe atë bashkim të pjesshëm të PD, për të demonstruar faktin se Berisha dhe në arrest shtëpie vazhdon të jetë udhëheqësi kryesor dhe kryetrari i kësaj partie, pra ishte një përpjekje për të ritreguar publikisht se kush është PD.

Mendoj se kjo protestë dëshmoi se ekziston qytetari opozitar por mungon alternativa politike. Partia sjell vetëm grupin e vetë të quajtur militant. Opozita duhet të ketë një alternativë qeverisëse.”, tha Kikia/   S.M

Të fundit

Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas?

Pavarësisht sfidave të shumta që sjell sezonaliteti, rritja me ritme të shpejta e sektorit të turizmit, ofron mundësi konkrete...

Asfalti nuk e përballon dot vapën/ Rruga çahet si letër në Missouri

Në shtetin amerikan të Missouri, temperaturat ekstreme të ditëve të fundit kanë shkaktuar një incident të pazakontë: asfalti në një rrugë është çarë papritur,...

Miti i kriminelëve shqiptarë si një alibi e Berishës për humbjen shkatërruese

Një nga alibitë kryesore me të cilat Berisha po përpiqet të justifikojë humbjen e tij shkatërruese të 11 Majit është ndërhyrja e krimit të...

“Jam i zhgënjyer me vlonjatët”/ Arben Malaj: Drejtorët pranuan fajësinë me dorëheqjet

Në  një studio televizive, Arben Malaj është shprehur i zhgënjyer me vendimin e drejtorëve të bashkisë së Vlorës për të dhënë dorëheqjen pas takimit...

Temu i “rrëmben” fronin ChatGPT-së, renditet si më i shkarkuari në Shqipëri

Trendet e botës teknologjike janë gjithmonë në lëvizje dhe kjo pasqyrohet edhe në Shqipëri. Ndryshimet e fundit në sjelljen e përdoruesve shfaqen qartë përmes...

Lajme të tjera

Web TV