test

Pamjet e arrestimit të Liam Mandiaro, çfarë ndodhi në shtëpinë e Big Brother VIP?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këto janë pamjet ekskluvize nga momenti i arrestimit të Liam Mandiaro, jashtë shtëpisë së Big Brother VIP, të cilat u transmetuan në Top Story.

Alket Shatro, Zv/drejtori për hetimin e krimit të organizuar dhe krimet e rënda, i pranishëm në studio, tha se arresimi në një formë të tillë për një person në kërkim ishte i nevojshëm.

Duma: Kemi pamjet ekskluzive kur 5 trupa policie shoqërojnë Liamin me këtë skrupolozitet dhe këtë pompozitet, i cili, ma lejon Alket të them është shou?

Xhaferraj: Liami me rrezikshmëri të ulët.

Curri: Imagjino çdo kishin bërë për një me rrezikshmëri të lartë. Do kishin ardhur 50 vetë.

Duma: Pse?

Shatro: Aty në fakt tre vetë kanë qenë.

Duma: Po të tjerët janë shoqërues të shoqëruesve?

Shatro: Mos janë pjesë e stafit lëvizës.

Nebijaj: Nga Topi jo.

Duma: Nga regjia më konfirmojnë se asnjë nuk është pjesë e stafit tonë. Mos nuk njihni ju stafin tuaj?

Shatro: Unë i njoh shumë mirë kush janë.

Nebijaj: Një çun atje para me kapuç mund të jetë i Topit.

Shatro: Mbetën katër.

Duma: Katër, pak janë?

Shatro: Për një person në kërkim është mëse normale 4.

Nebijaj: I kemi parë, i kemi parë edhe këta të tjerët në kërkim.

Duma: Po ta dinte ky individi mund t’i thoje “hajde paraqitu dhe të vinte vetë”?

Shatro: Atë nuk mund ta di unë që mund të vinte vetë. Për një person në kërkim 4 vets është mëse normale. Që në momentin e parë që është bërë saktësimi i shtetasit që është i dënuar, Liam Osmani, ka pasur një bashkëpunimin e stafit të Big Brother që është komunikuar dhe është gjetur bashkëpunimi me ta. Kemi shkuar te ambientet ku ka dalë ky zotëria që flasim dhe kaq.

Lexo edhe :  E rëndë në Durrës/ Plagoset efektivi i “Shqiponjave”, zbardhen detajet e para

Duma: Nuk ka dyshim që do keni bashkëpunim. Duket sikur Big Brother iu zbuloi një të kërkuar që ju nuk e kapnit dot dhe ua dha aty, por a është ky rasti për të bërë këtë shou për një njeri që njëherë thoni se ishte me rrezikshmëri të ulët, një herë thoni se nuk e kapi sistemi TIMS sepse ne nuk e çuam te Interpol. Juve nuk u duhet bashkëpunimi.

Shatro: Ne kemi edhe procedurat tona standarde sepse një person në kërkim nuk mund ta marrim vetëm me një person

Duma: Duhej patjetër me katër?

Shatro: Mund të ishte edhe me 10.

Curri: A mund ta tregojmë si operacion se e kemi operacionin. është operacioni “gracka” si ka nisur dhe si ka bitisur./O.S

Të fundit

“Të dua”/ Ilnisa dhe Meriton “arratisen” me njëri-tjetrin

Çifti Ilnisa-Meriton, romanca e të cilëve nisi brenda shtëpisë së “BBV3”, kanë qenë tepër të komentuar dhe pas daljes...

“Përballja” Kurti-Vuçiç, ja kur do të jetë rikthimi në Bruksel

Albin Kurti kthehet në Bruksel përballë Aleksandër Vuçiç. Kryeministri i Kosovës do të takohet me presidentin serb më 26 qershor në kuadër të dialogut...

“E di o shpirt që të kam mërzitur…”, thumbon Xhensila Myrtezaj

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku prej kohësh janë në qendër të vëmendjes së medias rozë. Kjo për shkak se dyshja i kanë dhënë...

Digjet Greqia! Më shumë se 300 vatra zjarri brenda 24 orëve të fundit

Greqia po përgatitet për atë që pritet të jetë një sezon i gjatë zjarresh i nxitur nga një qershor i nxehtë pa precedentë, sipas...

Luftë për vendin e parë në grupin B, formacionet zyrtare të supersfidës Spanjë-Itali

Spanjë-Itali do të mbyllin javën e dytë të Grupit B në Kampionatin Europian, Gjermani 2024, grup në të cilin është pjesë edhe Shqipëria. Ndërsa jemi...

Lajme të tjera

Web TV