A ka vërtet uthulla e mollës superfuqi për shëndetin? Çfarë thonë ekspertët!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëse jeni ndjekës i blogerëve të shëndetit, padyshim do të keni parë postime që flasin për përfitimet e uthullës së mollës (ACV). Mendohet se ACV-ja mund të ndalojë një infeksion, të ulë kolesterolin, të ulë nivelet e sheqerit në gjak apo edhe të çojë në humbje peshe.

Çfarë është ACV-ja?

E bërë me mollë të fermentuara, të shtypura, uthulla ACV shitet e filtruar ose e pafiltruar dhe e papasterizuar, e quajtur edhe “e papërpunuar” dhe “organike”. Kjo e fundit lidhet me përfitimet shëndetësore. Është e turbullt dhe mund të shihni njolla ose sedimente në lëng, duke ju kërkuar që ta tundni shishen përpara se ta përdorni. Kjo pamje e turbullt është e gjitha për shkak të një kulture që shpesh quhet “nëna”.

“Ajo përmban shumë enzima dhe proteina dhe përveç kësaj shton bakteret miqësore.” shpjegon Dr.Darshna Yagnik i Universitetit Middlesex, një pedagoge e kërkimeve biomjekësore që ka kryer disa kërkime interesante mbi ACV-në.

Të tjerë tregojnë për praninë e acidit acetik në ACV (një përbërës që gjendet natyrshëm në uthull) se pse mund të ofrojë përfitime shëndetësore. Disa studime e lidhin atë me uljen e inflamacionit, i cili mund të jetë i dobishëm për artritin. Por ky hulumtim është i kufizuar dhe vlen të përmendet se shumica e tij fokusohet te minjtë dhe jo te njerëzit.

A ka vërtet uthulla e mollës superfuqi për shëndetin?

Si e konsumojnë njerëzit ACV-në për përfitime shëndetësore?

Meqë Hipokrati ka përdorur uthull për të trajtuar plagët në vitin 420 p.e.s, përdorimi i saj aktual për qëllime medicinale daton mijëra vjet më parë.

Shumica e këshillave moderne për përdorimin e ACV-së për shëndetin fokusohet në pirjen e një sasie të vogël çdo ditë, të holluar me ujë. Por ka edhe disa efekte negative, shpjegon dietologia Nichola Ludlam-Raine. “ACV-ja ka shumë acid kështu që ka edhe rreziqe të erozionit të smaltit dhe refluksit. Është raportuar se konsumimi i tepërt mund të dëmtojë grykën tuaj./  kb

Të fundit

Aksident tragjik/ Autobusi bie nga shkëmbi, humbin jetën 16 pasagjerët

Një autobus me rreth dyzet persona ra nga një shkëmb mëngjesin e djeshëm të së martës në rajonin malor...

Deputeti Luan Baçi paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

Deputeti Luan Baçi është thirrur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Baçi është parë mëngjesin e sotëm të hyjë brenda ambienteve të SPAK. Nuk...

Rama ndan pamjet nga bregdeti i Durrësit: Kemi marrë të gjitha masat për një sezon veror

Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale pamje nga plazhi i Durrësit. Në videon e publikuar nga kryeministri duket se vijon puna...

“CN Traveller”/ Tirana e Berati mes qyteteve më të lira evropiane për të kaluar pushimet

Pushimet në qytet mund të jenë një nga mënyrat më efektive për t’u njohur me kulturën e një vendi, sipas një artikulli të botuar...

Vargjet e poetes Arsinoi Zengo Kallco të përkthyera në gjuhën angleze nga Raimonda Moisiu

Poetesha lirike korcare Arsinoi Zengo Kallco ka lindur në Dardhë të Korçës, pas mbarimit të arësimit të hershëm, Arsinoi dhe familja e saj, emigrojnë në vendin...

Lajme të tjera

Web TV