“Mollë sherri” një vajzë! Si nisi përplasja që përfundoi me “breshëri” plumbash në Shijak

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 36-vjeçar ka mbetur i plagosur gjatë një shkëmbimi zjarri në Xhafzotaj të Shijakut. Autor i dyshuar është identifikuar si Arber Hoxha, 30 vjeç.

Në mes të ditës, dy persona që janë konfliktuar me njëri-tjetrin paraprakisht, kanë qëlluar me armë para një dyqani që tregton aksesorë për automjete në anë të rrugës Durrës- Shijak.

Gazetarja Vali Qyrfyçi bën me dije për Top Channel se në konflikt kanë qenë të pranishëm dhe persona të tjerë, mes të cilëve dhe i plagosuri.

Gjurmët e plumbave të shumtë janë të dukshme në vendin e ngjarjes, ndërsa nga shkëmbimi i zjarrit ka mbetur i plagosur në këmbë Enidor Dedja, 36-vjeç nga Shijaku, shok i dy vëllezërve, pronarë të subjektit tregtar ku ndodhi ngjarja.

Ngjarja rezulton të jetë pasojë e një konflikti për motive të dobëta që ka nisur mes njërit prej pronarëve të subjektit dhe autorit të dyshuar për ngacmimin e një vajze. Këtë të premte palët kanë vendosur të takohen “për t’u sqaruar”, por janë përfshirë në një sherr fizik dhe shkëmbim zjarri gjatë të cilit mbeti i plagosur 36-vjeçari Dedja që është jashtë rrezikut për jetën.

Pas të shtënave autori i dyshuar Arbër Hoxha është larguar me shpejtësi me një automjet tip Ford Fiesta nga vendi i ngjarjes, ndërsa për disa orë ekspertët dhe grupi hetimor kanë qëndruar në vendngjarje për të siguruar provat dhe sqaruar plotësisht rrethanat e krimit.

Një pjesë e gëzhojave të plumbave që janë qëlluar nga njëra prej dy armëve të përdorura nuk është gjetur. Paraprakisht dyshohet se të përfshirët në këtë ngjarje janë përpjekur të fshehin provat./  S.M

Të fundit

Arrestohet hajduti i monopatinave në Tiranë

Një 30-vjeçar është vënë në pranga në Tiranë, pasi vishte monopatina në rrugët e kryeqytetit dhe i shiste ato. Në...

Ministri Balla homazhe në nderim të efektivit të ‘Shqiponjave’

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla mori pjesë në ceremoninë e përcjelljes për në banesën e fundit të punonjësit të policisë së forcave Shqiponja në...

“Duhet një ‘kokë turku”, Mediu: Kjo që kërkon SPAK ndodh vetëm në juntat ushtarake

Ish ministri Fatmir Mediu, në deklaratën e tij për mediat pas përfundimit të seancës gjyqësore tha se po kërkohet një “kokë turku” për Gërdecin. Ai...

Pr.rezolutën e PS/ Mungon Gazment Bardhi, Konferenca e Kryetarëve shtyn diskutimet

Konferenca e Kryetareve ka vendosur që të shtyjë diskutimin mbi projektrezolutën e PS. Gazetari Ergys Gjençaj raporton për BalkanWeb se shkak i shtyrjes është...

Kush është shqiptarja që i ka vjedhur zemrën këngëtarit britanik?

Nuk kanë kaluar shumë kohë që kur këngëtari britanik Gavin Rossdale bëri publike lidhjen me të dashurën e tij shqiptare Xhoana Xheneti. Megjithatë, media “Page...

Lajme të tjera

Web TV