Shqiptarët po blejnë më pak rroba, shkak largimi i të rinjve dhe rritja e ushqimeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqiptarët po blejnë më pak rroba. Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se importet e veshjeve dhe këpucëve për vitin 2023 kanë pësuar rënien me të madhe që nga pandemia, vit në të cilin blerjet u pakësuan për shkak të mbylljes.

Gjatë vitit të kaluar janë importuar 75.6 mijë tonë veshje, një rënie me 3.5%. megjithatë këpucët ishin ato që kanë pësuar një rënie me mbi 19%.

Ndër arsyet kryesore është largimi i të rinjve. Një tjetër shkak është dhe rritja e çmimeve të ushqimeve, duke i detyruar njerëzit të bëjnë zgjedhjet më të nevojshme për të jetuar. Këpucët ishin ato që u lanë në hije dhe nuk u konsideruan si të rëndësishme për t’u pasur.

Ky trend në fakt ka prekur dhe vendet e tjera të botës, duke sjellë tkurrje të porosive në fabrika çka ka bërë që shumë prej tyre të shkojnë në faliment.

Që nga 3-mujori i fundit i vitit të kaluar në vendin tonë kanë nisur të mbyllen qindra punishte me deri 130 punonjës, si rrjedhojë e rënies se kërkesës nga vendet partnerë.

Rënia e importeve të veshjeve u reflektua edhe në vlerë. Në vitin 2023 u importuan 94 miliardë lekë veshje dhe këpucë me rënie vjetore -7.4%./   S.M

Të fundit

Arrestohet hajduti i monopatinave në Tiranë

Një 30-vjeçar është vënë në pranga në Tiranë, pasi vishte monopatina në rrugët e kryeqytetit dhe i shiste ato. Në...

Ministri Balla homazhe në nderim të efektivit të ‘Shqiponjave’

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla mori pjesë në ceremoninë e përcjelljes për në banesën e fundit të punonjësit të policisë së forcave Shqiponja në...

“Duhet një ‘kokë turku”, Mediu: Kjo që kërkon SPAK ndodh vetëm në juntat ushtarake

Ish ministri Fatmir Mediu, në deklaratën e tij për mediat pas përfundimit të seancës gjyqësore tha se po kërkohet një “kokë turku” për Gërdecin. Ai...

Pr.rezolutën e PS/ Mungon Gazment Bardhi, Konferenca e Kryetarëve shtyn diskutimet

Konferenca e Kryetareve ka vendosur që të shtyjë diskutimin mbi projektrezolutën e PS. Gazetari Ergys Gjençaj raporton për BalkanWeb se shkak i shtyrjes është...

Kush është shqiptarja që i ka vjedhur zemrën këngëtarit britanik?

Nuk kanë kaluar shumë kohë që kur këngëtari britanik Gavin Rossdale bëri publike lidhjen me të dashurën e tij shqiptare Xhoana Xheneti. Megjithatë, media “Page...

Lajme të tjera

Web TV