ZRRE shqyrton tarifat energjetike, vendimi së shpejti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) i ka miratuar të hyrat e lejuara maksimale për operatorët energjetik për periudhën 2024-205.

Ymer Fejzullahu, kryesues i bordit të ZRRE-së, tha të premten gjatë një mbledhjeje të bordit se kërkesat e kompanive energjetike në Kosovë “do reflektohen tek tarifat fundore,” por nuk tregoi se a pritet të ketë rritje të çmimit të rrymës, apo jo.

Një vendim do të merret së shpejti, sepse tarifat, sipas ZRRE-së pritet të hyjnë në fuqi më 1 prill dhe do të vlejnë deri më 31 mars 2024.

Kompaninë Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO), e cila bën furnizimin dhe inkasimin e energjisë, ka kërkuar rreth 400 milionë euro të hyra të lejuara maksimale, thotë ZRRE.

Kjo shifër, sipas KESCO, është e domosdoshëm për operim të qëndrueshëm.

KESCO e bëri këtë kërkesë në shkurt me arsyetimin e rritjes së çmimit të shpenzimeve, të importit të energjisë, investimeve në katër komunat e banuara më shumicë serbe në veri të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, por edhe për rritjen e pagave të personelit.

“Më pesë vota për dhe asnjë kundër aprovohen të hyrat e lejuara maksimale për furnizuesin KESCO/KEDS për 2024/2025, në vlerë prej 399.9 milionë euro. Kjo do të reflektohet në tarifat fundore”, tha Fejzullahu.

“Në mbledhjen e ardhshme të Bordit do të dihet saktë se sa do jenë tarifat për vitin vijues,” tha ai

Gjatë shqyrtimit tarifor ky mekanizëm nuk ka marrë parasysh as propozimin e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), për rritjen e çmimit të energjisë së prodhuar.

KEK-u tha për Radion Evropa e Lirë të enjten se kërkesa është që çmimi të rritet nga 29.50 euro sa kushton aktualisht një megavat në orë, në 31.50 euro.

Lexo edhe :  Mes këngës e valles, Vlora hap zyrtarisht sezonin turistik

Kjo kërkesë është bërë për shkak të rritjes se kostos së prodhimit dhe të inflacionit.

“Kjo kërkesë nuk i ka përmbushur procedurat sipas legjislacionit në fuqi,”tha Fejzullahu.

ZRRE-ja bën shqyrtimin dhe caktimin e tarifave çdo vit.

Në Kosovë, vitin e kaluar u rritën tarifat e energjisë elektrike për 15 për qind për të gjitha kategoritë e konsumatorëve.

Për konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kilovatë në orë brenda një muaji, çmimi gjatë ditës është 7.79 centë për kilovat, ndërsa për ata që shpenzojnë më shumë se 800 kilovatë, pjesa mbi këtë u llogaritet me çmim prej 14.45 centësh.

Nga ora 22:00 deri në 7:00 të mëngjesit, çmimi për kilovat është 3.34 centë për ata që shpenzojnë deri në 800 kilovat dhe 6.81 centë për atë që shpenzojnë më shumë./   S.M

Të fundit

Mbante peng dy fëmijët e tij të mitur dhe qëlloi me armë RENEA-n, arrestohet 40-vjeçari

Një ngjarje e rëndë nga ndodhur në qytetin e Durrësit, ku një 40-vjeçar mbante peng 2 fëmijët e tij...

CO2 shënon një rritje 10 herë më të madhe në 50 000 vitet e fundit

Shkalla e rritjes së dyoksidit të karbonit atmosferik është aktualisht 10 herë më e shpejtë se në çdo kohë në 50 000 vitet e...

Luhatje të papërfillshme në monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 15 maj 2024

Sot, më 15 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 92.5 lekë dhe shitet 93.5 lekë. Euro sot blihet me 100.2 lekë, ndërsa...

Juli apo Meritoni? Ja cili nga banorët shpallet finalisti i dytë i BBV3

Jul Deda është shpallur finalisti i dytë i këtij edicioni të Big Brother VIP. Ai ishte në garë me Meriton Mjekiqin dhe shkon në finale...

Lajme të tjera

Web TV