“Standard&Poor’s” përmirëson për herë të parë vlerësimin për Shqipërinë në “BB-”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në raportin më të fundit të publikuar më 22 Mars 2023, agjencia e vlerësimit të kreditit “Standard &Poors” ka përmirësuar vlerësimin afatgjatë të kreditit sovran të Shqipërisë në “BB-“ nga ‘B+’, duke theksuar përmirësimin e pozicionit fiskal dhe pozicionit të jashtëm të vendit.

Ky përmirësim i vlerësimit vjen si një njohje e qëndrueshmërisë ekonomike të Shqipërisë dhe menaxhimit të matur të financave publike në përballje me një sërë sfidash të njëpasnjëshme.

Agjencia vlerëson se Shqipëria ka treguar në vijimësi aftësinë e saj për të përballuar goditjet, përfshirë tërmetin e vitit 2019, pandeminë e COVID-19 dhe efektet e tërthorta makro-ekonomike të luftës Rusi-Ukrainë.

Pavarësisht këtyre pengesave, agjencia vlerëson se ekonomia e Shqipërisë është rritur me një mesatare mbresëlënëse prej 5.8% në vit gjatë tre viteve të fundit, duke përmirësuar njëkohësisht parametrat e financave publike.

Agjencia ia atribuon këtë qëndrueshmëri ekonomike, pjesërisht, një rritjeje të konsiderueshme të turizmit.

Ky bum në sektorin e turizmit ndihmoi Shqipërinë të rrisë eksportet e shërbimeve me afro 15% të PBB-së midis viteve 2019 dhe 2023, duke forcuar ndjeshëm pozicionin e saj të jashtëm, vlerëson S&P.

Për më tepër, agjencia evidenton se autoritetet shqiptare kanë shfaqur angazhimin e tyre për konsolidimin fiskal.

Të kombinuara me rritjen e fortë ekonomike, këto përpjekje kanë çuar në një reduktim të konsiderueshëm të borxhit publik, nga një pikë prej 74.5% të PBB-së në vitin 2020 në një vlerësim prej 58% në vitin 2023.

Agjencia parashikon se autoritetet do synojnë të ruajnë këtë qasje të matur ndaj financave publike, në përputhje me Ligjin Organik të Buxhetit, duke siguruar që borxhi publik i Shqipërisë të mbetet i qëndrueshëm në një mesatare prej rreth 55% të PBB-së gjatë viteve 2024–2027.

Lexo edhe :  Vdekja e ukrainaseve/ Ndryshonin shpesh shtëpi për të shërbyer si punonjëse seksi

Përveç pozitës së përmirësuar fiskale, Standard&Poor’s vlerëson se Shqipëria ka forcuar, gjithashtu, bilancin e saj të jashtëm.

Kjo i atribuohet akumulimit të aseteve publike, kryesisht rezervave valutore dhe të ardhurave në rritje të shërbimeve nga sektori në zhvillim i turizmit.

Agjencia parashikon se perspektivat e rritjes së moderuar të Shqipërisë dhe rezervat relativisht të larta ofrojnë një mbrojtje ndaj goditjeve të mundshme të jashtme.

S&P gjithashtu pret që autoritetet të mbeten të matura nga ana fiskale, duke mbajtur borxhin publik në një trajektore të qëndrueshme dhe gradualisht rënëse.

Agjencia vlerëson se Shqipëria do të ndërmarrë hapa institucionalë në mbështetje të ofertës së saj për anëtarësim në BE deri në vitin 2030. Vendi ka zbatuar një sërë reformash për të kapërcyer pengesat në infrastrukturë, duke përafruar më tej kuadrin ligjor, i shtyrë nga ambicia e tij për t’u bashkuar me BE-në.

Megjithatë, sfidat e brendshme kërkojnë reforma të vazhdueshme strukturore për t’u harmonizuar me acquis të BE-së./E.T

Të fundit

“CN Traveller”/ Tirana e Berati mes qyteteve më të lira evropiane për të kaluar pushimet

Pushimet në qytet mund të jenë një nga mënyrat më efektive për t’u njohur me kulturën e një vendi,...

Vargjet e poetes Arsinoi Zengo Kallco të përkthyera në gjuhën angleze nga Raimonda Moisiu

Poetesha lirike korcare Arsinoi Zengo Kallco ka lindur në Dardhë të Korçës, pas mbarimit të arësimit të hershëm, Arsinoi dhe familja e saj, emigrojnë në vendin...

15 Maj 1648/ Nisin bisedimet që çojnë në nëshkrimin e Paqës së Vestfalisë

Gjatë Mesjetës institucionet më të fuqishme në Evropë ishin Kisha Katolike e Romës dhe Perandoria e Shenjtë Romake. Perandoria përbëhej nga qindra shtete të...

Inteligjenca Artificiale: Transformimi i Bankave me Inovacione të zgjuara

Inteligjenca artificiale në banka shkon përtej automatizimit të thjeshtë; ajo përfshin teknologji të avancuara që imitojnë proceset e mendimit njerëzor për të përmirësuar një...

Reforma e skemës së re të pensioneve – sfidat, perspektiva

Eriola Hoxha Qeveria shqiptare, së bashku me Bankën Botërore dhe grupe të interesit të ndryshëm, aktualisht janë të angazhuar në bisedime lidhur me ndryshimet e...

Lajme të tjera

Web TV