Joao Cancelo reagon ashpër: “Guardiola është gënjeshtar, City u tregua mosmirnjohës”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbrojtësi që ndodhet në formë huazimi te Barcelona, Joao Cancelo, i cili aktualisht ndodhet i grumbulluar me kombëtaren e Portugalisë ka “shpërthyer” ndaj trajnerit Pep Guardiola dhe klubit që ka në pronësi kartonin e tij, Manchester City-t.

Në një prononcim të dhënë për mediet, Cancelo deklaroi se Guardiola ka gënjyer për të, ndërsa shtoi se klubi i City-t është treguar mosmirënjohës ndaj tij.

“Guardiola ka gënjyer, nuk është e vërtetë që isha një shok i keq në skuadër. Ju mund të pyesni Ake ose Rico. Unë nuk kisha ndonjë kompleks superioriteti ndaj tyre. Mendoj se, në përgjithësi, Manchester City u tregua mosmirënjohës ndaj meje”-tha Cancelo.

Marrëdhëniet e tensionuara mes Joao Cancelo-s dhe trajnerit të Manchester City-t, Pep Guardiola-s, kanë bërë që mbrojtësi t’i kalojë sezonet e fundit në formë huazimi te Bayern Munich dhe tashmë te Barcelona.

Të fundit

Problemet me pensionet e pleqërisë dhe suplementet

Çështjet e pensioneve më së tepërmi kanë qenë të fokusuara mediatikisht për nivelin e ulët të përfitimit të qytetarëve...

Kryeprokurori kundër ministrit për Kodin e ri Penal

Kryeprokurori Olisan Çela, gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve, tha se nuk është nevoja e një Kodi të ri Penal. Sipas tij, kodi ekzistues...

Mbante peng dy fëmijët e tij të mitur dhe qëlloi me armë RENEA-n, arrestohet 40-vjeçari

Një ngjarje e rëndë nga ndodhur në qytetin e Durrësit, ku një 40-vjeçar mbante peng 2 fëmijët e tij të mitur, 6 dhe 11...

CO2 shënon një rritje 10 herë më të madhe në 50 000 vitet e fundit

Shkalla e rritjes së dyoksidit të karbonit atmosferik është aktualisht 10 herë më e shpejtë se në çdo kohë në 50 000 vitet e...

Lajme të tjera

Web TV