“Ma digjni trupin dhe hirin hidheni në Shqipëri…” Amaneti i Naum Priftit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka kaluar një vit që prej ndarjes nga jeta të shkrimtarit Naum Prifti i cili ka rritur dhjetëra breza fëmijësh me tregimet e tij.

Në vitet ’90 ai u largua nga Shqipëria drejt Amerikës ku qëndroi deri në fund të jetës, por amaneti i tij ishte që trupin t’ia digjnin dhe hirin t’ia shpërndanin aty ku ishte lindur, në Shqipëri.

Vajzat e tij Julika dhe Rafaela Prifti kanë treguar për “Euronews” se pavarësisht se jetonin në Amerikë prej vitesh, ai kthehej në Shqipëri sepse ndihej 100% kolonjar dhe Rehovar. Fatkqësisht gjatë Covid-19 Naum Prifti nuk pati mundësi të vinte në Shqipëri bashkë me vajzat e tij se nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore, ndaj ai u la atyre një amanet: “Trupin të ma digjni si vëllait Piterit, dhe hirin te ma hidhni mes Shqipërisë dhe Amerikës.“

Naum Prifti lindi në Rehovë të Kolonjës në vitin 1932. Ai që i ri ishte i apasionuar pas letërsisë, ndaj i kreu studimet për Gjuhë e Letërsi Shqipe në Universitetin Shtetëror të Tiranës. Në vitet 1954-1960 ka punuar si redaktor në revistën Hosteni dhe më pas në revistën “Ylli”. Në vitin 1967-70 ai u dërgua në Divjakë për të punuar si mësues.

Në vitin 1992 ai emigroi në Amerikë së bashku me familjen e tij ku vazhdoi punën. Për 15 vite ka punuar si sekretar i Federatës Panshqiptare Vatra, ku u angazhua në mbrojtjen e të drejtave të komunitetit shqiptar dhe nuk la pas dashurinë për penën./   S.M

Të fundit

Barcelona bën detyrën në transfertën e Almerias, Fermin Lopez shënon dopietë

Barcelona thuajse siguron vendin e dytë në La Liga, objektiv që i kanosej nga Girona. Në përmbyllje të raundit...

Jo më Vlora, po Shkodra: Lëvizja reale e tektonikës së politikës

Nga Ylli Pata Shkodra është një qark që prej vitesh ka ardhur avash avash duke ndryshuar sjelljen e saj si një bastion poliitik. Një ndryshim që...

Turizmi e konsumi mbajnë me rritje ekonominë shqiptare

Pritjet e Bankës së Shqipërisë për ecurinë e ekonomisë shqiptare mbeten pozitive, të ndikuara nga turizmi dhe konsumi në rritje i popullatës. Drejtori i...

Eksperti i marrëdhënieve zbulon 4 shenjat që tregojnë se një çift është drejt divorcit

Një ekspert i marrëdhënieve zbuloi katër shenjat treguese që paralajmërojnë një divorc në një martesë. Në fakt, ai i përshkruan si “më të zakonshme...

Heidit i jepet një mision sekret, ja çfarë duhet të bëjë ajo

Sherret mesa duket nuk janë aq të forta mes banorëve të mbetur në shtëpinë më të famshme në shtëpi. Prej spektaklit të së martës, në...

Lajme të tjera

Web TV