Është bërë trend i kohëve të fundit/ A duhet përdorur Sudocream për të trajtuar aknet?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është bërë trend i kohëve të fundit, aq sa kudo nëpër TikTok e në dyqane të ndryshme, mund të kesh parë një krem gri, i cili ka trajtën e një pomade të trashë dhe quhet Sudocream.

Ky krem po përdoret gjerësisht në TikTok, sidomos nga gocat, të cilat po i përdorin për të rindërtuar barrierën e lëkurës (sipas tyre), si dhe për trajtimin e akneve e shenjave të tyre. TikTok-u po e promovon shumë Sudocream, për shkak se kushton shumë pak në krahasim me produkte të tjera të shtrenjta.

Por, ç’thonë ekspertët për këtë?

Mjekja estetike Dr. Chandni Rajani u shpreh për Popsugar se efektiviteti i Sudocream në trajtimin e akneve është i debatueshëm, pasi kremi i famshmë nuk ka një formulë specifike për trajtimin e akneve.

“Sudocream përmban përbërës si oksidi i zinkut, i cili mund të ndihmojë në zvogëlimin e skuqejes dhe përthithjes së yndyrës së tepërt, por mund të mos jetë aq efektiv në trajtimin e akneve dhe shenjave të tyre. Kremrat dhe serumet që përmbajnë peroksid benzoil dhe acid salicilik janë efektive dhe të krijuara posaçërisht për të eliminuar bakteret që shkaktojnë akne”.

Sudocream është shumë i lavdëruar për përfitimet që sjell në zvogëlimin e skuqjes dhe inflamacionin, si dhe për sigurimin e një shtrese mbrojtëse për lëkurën, por sipas Dr. Rajani, duhet të merrni parasysh se ka disa rreziqe të mundshme. “Disa njerëz mund të përjetojnë acarim të lëkurës dhe reaksione të ndryshme alergjike ndaj përbërësve të Sudocrem. Përpos kësaj, përdorimi i Sudocream si një trajtim për aknet, mund të mos jetë aq efektiv sa përdorimi i një trajtimi specifik për aknet.

Por, ekspertja e bukurisë në “Doctors Cosmeceutical Skincare Formula”, Diane Ackers, ka treguar disa rekomandime për trajtimin e akneve dhe thotë se acidi salicilik dhe niaciamidet këshillohen për trajtimin e akneve. Pra, herës tjetër, kërkoni këta përbërës për kremrat dhe serumet që do të përdorni për të luftuar aknet./E.T

Lexo edhe :  Së shpejti baba, Ermal Meta zbulon emrin e vajzës!

Është bërë trend i kohëve të fundit, por a duhet

Të fundit

Reforma Zgjedhore/ Celibashi: Vota e emigrantëve të kryhet përmes internetit

Pas mbledhjes së Grupit të Dialogut për Reformën Zgjedhore, kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi deklaroi për mediat se votimi...

Theu vendimin/ Avokati: Berisha provokon, duhen marrë masa të kalohet në ‘arrest me burg’

Sali Berisha ka thyer për të disatën herë vendimin e gjykatës së posaçme. Nën masën e arrestit në shtëpi, Berisha ka futur në banesë...

E RËNDË në Tiranë/ 10-vjeçarja pickohet nga gjarpri në shkollë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, teksa një fëmijë 10 vjeç është pickuar nga gjarpri teksa k qenë në shkollë. Mësohet se...

Greku im

Nga Edison Ypi Nga fundi i beharit '91 komunistat i kishin mbushur tashmë partitë, sigurimistat i kishin pushtuar ambasadat, halabakët i kishin zënë qoshet. Ama edhe...

Hapet kinemaja “Maks Velo”/ Veliaj: Investimet në art e kulturë dhe në periferi

Kinemaja “Maks Velo” i është rikthyer qytetarëve të Laprakës si një hapësirë e re që pulson art dhe kulturë për komunitetin e zonës. Kreu...

Lajme të tjera

Web TV