”Meta është tmerruar nga drejtësia”/Ngjela plas “bombën”: SPAK i ka gjetur miliona lekë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Avokati paralajmëron arrestime “VIP” dhe sekuestrime pasurish të pushtetarëve në nivele të larta. Teksa foli për akuzat e Ilir Metës ndaj kryetarit të PD ndaj Lulzim Bashës për pazare me kryeministrin Rama, Ngjela tha se ish-presidenti është trembur nga drejtësia e re pasi i kanë gjetur miliona. Ai thotë se SPAK do ta çojë deri në fund goditjen penale ndaj të korruptuarve dhe do t’i marrë edhe pronat që ata kanë.

“Këta janë të trembur nga drejtësia. Kanë frikë nga SPAK. Këta janë të gjithë të korruptuar me miliona, këtyre iu kanë gjetur miliona. Por, pyetja lind a do ta çoj SPAK deri në fund goditjen penale ndaj tyre dhe t’i marrë edhe pronat që ata kanë? Unë them se do ta çoj deri në fund”, u shpreh Ngjela.

Goditjet e SPAK në mazhorancë

Avokati Ngjela ka folur gjithashtu dhe për arrestimet e drejtësisë së re në radhët e mazhorancës. Sipas tij, këto goditje do të vijojnë, pasi SPAK është duke treguar se është një organ i pavarur. “SPAK ka goditur shumë nga mazhoranca, goditja vijon dhe do të vazhdojë. Kjo i tregon njerëzve se SPAK është i pavarur, se thoshin jo e ka Rama, e komandon Rama.

Me anë të këtyre që po bënë SPAK është duke treguar se është një organ i pavarur”, tha avokati. Avokati komentoi dhe deklaratat e Fredi Belerit. “Tha Beleri arrestin ma bëri Rama, mirëpo SPAK arrestoi edhe kryetarin e Himarës. Kuptohet që Rama nuk ka gjë në dorë, SPAK-un, Amerika tha e drejtojmë ne. Beleri është një copë gomar, Beleri është injorant, s’e ke parë kur flet?

Njeri pa shkollë i shkreti, por agjent i tyre, le ta marrin e ta çojnë ku të duan, këtu nuk hyn në punë. Le ta çojnë në Evropë Belerin”, tha Ngjela. Nga ana tjetër, avokati foli edhe për gjyqin e Sali Berishën për heqjen e “non gratës” në Londër. Ngjela thotë se ai nuk e fiton dot. “Gjyq është ai në fakt, duhet që të shohim kur të mbaroj gjyqi.

E kanë hedhur në gjyq këta të Saliut, po çështja është a do të fitojnë. Por unë them se nuk fitojnë dot”, u shpreh Ngjela. Po ashtu Ngjela foli dhe për rrezikun e djegies së mandatit të Berishës. “Apeli se lejon.

Lexo edhe :  Kush po pret fundin e Berishës?/ Murrizi liston emrat: Bardhi, Këlliçi dhe…

Nuk rrezikohet heqja e mandatit nga mosvajtja. Ai heqjen e mandatit e ka të sigurt nëse do të dënohet. Unë jam i sigurt se Berisha do të dënohet se është i arrestuar dhe në momentin që ai dënohet sa dënimi të marr formën e prerë i bie mandati dhe ai ikën nga politika”, tha Ngjela.

Ja si mundet Edi Rama

Ndërkohë së fundmi Ngjela ka treguar dhe formulën si mundet kryeministri Rama. “Pa Saliun”- thotë avokati, sipas të cilit opozita nuk ka shanse të mundë Edi Ramën me Sali Berishën në krye.

“Pas dënimit eventual të Berishës nga SPAK-u, ai del nga politika dhe PD duhet të bëjë një kongres bashkimi me të dy pjesët, ku të nxjerrë lidershipin e ri. Lidershipi i ri do të pranohet nga Uashingtoni.

PD me ambasadorin amerikan i ka fituar zgjedhjet. Komunizmin me ambasadorin amerikan e mundi. Në çdo miting shkonte ambasadori amerikan. Kjo mund të ndodhë prapë”- tha Ngjela, duke përforcuar tezën e tij se pa mbështetjen e liderit të opozitës nga SHBA, ajo s’mund të kthehet në pushtet.

I pyetur nëse do të merrte pjesë në zgjedhje me partinë e tij Për Ligj dhe Drejtësi, zoti Ngjela iu përgjigj: “Deri tani e kam vendosur, por koha ndryshon”, tha ai. Si aleatin kryesor, Ngjela ka zgjedhur Lulzim Bashën, për të cilin ka ndryshuar mendim që nga zgjedhjet e kaluara, kur e cilësonte vazhdimisht si një eksperiment të dështuar.

“Edhe mund ta kem thënë, por në politikë jemi. Atëherë e kisha kundërshtar, por në muajt e fundit shoh që ai ka ngritje”, u shpreh Spartak Ngjela, i cili i ka kërkuar Bashës që ta bazojnë aleancën në një marrëveshje të shkruar, ku të përcaktohen tre pikat kryesore të aleancës.

“Duhet një marrëveshje bashkimi, e cila kërkon një strukturë juridike. Duhet përcaktuar sesi do të jetë fushata elektorale, pra kush do ta drejtojë fushatën dhe me çfarë platforme.

Dhe e treta janë sa dhe cilat vende do të ketë çdo parti në listën garuese të koalicionit”, tha Spartak Ngjela./   S.M

Të fundit

Kush është shqiptarja që i ka vjedhur zemrën këngëtarit britanik?

Nuk kanë kaluar shumë kohë që kur këngëtari britanik Gavin Rossdale bëri publike lidhjen me të dashurën e tij...

Mëngjese si ky, Diola Dosti zbulon surprizën romantike nga partneri

Diola Dosti është zgjuar ditën e sotme me një surprizë tepër romantike nga partneri i saj Erolld Belegu. Bizesmeni i ka dhuruar një buqetë me...

“Ai dëshiron të sfidojë Greqinë”/ Media austriake jehonë takimit të Edi Ramës në Athinë

Një takim i kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Athinë bëri bujë në Greqi. Të dielën ai mbajti një fjalim para mijëra përfaqësuesve të...

Festivali i Kanës 2024: Meryl Streep vlerësohet me Palmën e Artë të Nderit

Meryl Streep ishte e ftuar nderi në hapjen e Festivalit të Filmit në Kanë të martën. Meryl Streep është në mesin e figurave të...

Ja se si mund të praktikoni stërvitjen e trurit

Sipas të dhënave gjatë pandemisë 4 në 10 të rritur kanë shfaqur simpatoma depresioni apo çregullime ankthi. Ky raport ka qenë 1 në 10...

Lajme të tjera

Web TV