Shantazhet online, Karamuço: Në Shqipëri mungojnë mekanizmat ligjore!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Profesori i kriminalistikes Ervin Karamuço, në një intervistë në “News Line” në ABC News foli për dhunën e shkaktuar nga rrjetet sociale. Një fenomen shumë i përhapur kohët e fundit duke u kthyer në një shqetësim për vetë faktin se shumë raste kanë agravuar deri në rrezikimin e jetës.

Karamuço solli në vëmendje edhe një tjetër fenomen që sipas tij është përhapur në Maqedoninë e Veriut, duke shtuar se gjatë muajit të Ramazanit është rritur bullzimi ndaj fesë.

“Rastet janë edhe më shumë por aq marrin guximin për të bërë denoncime. Tani mendojnë që kanë një liri për të bërë gjithçka. Këtu kemi faj edhe ne, institucionet pasi ky trend ka evoluar shumë shpejt dhe ende nuk kemi marrë masa me një disiplinim që do të shpëtonin jetë njerëzish dhe nga njëherë cënim të imazhit apo dëme ekzistenciale që shkaktohen. Janë trende që nuk vihen re vetëm në Shqipëri, jo. Kjo vihet re në të gjithë Europën. Në diskutimin që është bërë sot në Kongresin Amerikan flitet të bllokohet gjithçka për moshën 14 vjeç, por edhe për moshën 16 vjeç po diskutohet. Pra ne duhet ta marrim më shumë seriozitet pasi kemi shumë ngjarje që kanë kaluar në vrasje, dhunime fizike, përndjekje, shantazhe. Duhet të ndërgjegjësojmë edhe moshat që janë pak më të rritur që të jenë vëzhgues dhe denoncues. Sidomos tani në këtë muaj në Maqedoninë e Veriut ka një shifër në rritje, bullizohen fetë e tjera përse nuk respektojnë muajin e Ramazanit dhe këto shkojnë shumë më lart”, u shpreh Karamuço.

Nga ana e tij eksperti i IT, Tomi Kallanxhi, ndërsa foli për këtë fenomen bëri thirrje për ndërgjegjësim të të rinjve, pasi numri i abuzimeve nga adoleshentët në platformat “online” është në rritje.

Lexo edhe :  Kryeministri grek mbërrin në Ankara për tu takuar me Erdogan

“Shumica e të rinjve krijojnë konflikte ‘për t’u futur personazhe’. Dhe sa më i lartë të jetë presioni aq më i lartë është edhe mbështetja. Sa i përket diskutimeve në Kongresin Amerikan, është e vërtetë që po shqyrtohen të gjitha mundësitë. Është një diskutim  i madh që po bëhet në Amerikë. Ndërsa Italia ka bërë një gjetje interesante duke bashkëpunuar me prindërit për të mbajtur nën vëzhgim faqe të ndryshme. Por situata sa vjen bëhet e vështirë, por mendoj që vëmendje duhet të marrin edhe familjarët, të trajnohen. Pra të shihen se në çfarë faqesh futen, kujt i bëjnë like…”, tha ndër të tjera ai.

Gjithashtu ai theksoi se ka ardhur momenti që të kemi një autoritet për median digjitale.

“Momenti që të kemi një autoritet për median digjitale siç kemi AMA-n. Pra të mos futen në burg për të vendosen gjoba. Gjithashtu t’i shtyjmë qytetarët edhe që të denoncojnë.”, tha ai./e.t

Të fundit

STUDIMI: Miliona njerëz të moshës së mesme janë obezë

Miliona njerëz të moshës së mesme janë bërë gabimisht të besojnë se nuk janë obezë, sipas një studimi italian...

NATO mblidhet në qershor, fokusi Ukraina dhe Gaza

Ministrat e Brendshëm të vendeve anëtare të NATO-s, do të mblidhen në Bruksel më 13 dhe 14 qershor, në një takim që do të...

“Kam frikë të rris djalin këtu”/ Ervin Gonxhi: Po mendoj të largohem nga Shqipëria

Ervin Gonxhi, violinist, kompozitor, producent muzikor i ftuar në Vila24 në News24 erdhi në një rrëfim për muzikën dhe familjen. Ai tregoi se po mendon...

Dielli lëshon valën magnetike, më e madhja e zjarrtë në afro një dekadë

Administrata Kombëtare për Oqeanet dhe Atmosferën, NOAA, thotë se dielli lëshoi të martën valën më të madhe të flakës së zjarrtë në afro një...

Deklaratat e Vulin për takimin e Ramës në Athinë/ MEPJ thërret ambasadorin e Serbisë

MEPJ ka thirrur ambasadorin serb, ku kërkohen sqarime për deklaratat e zv. Kryeministrit, Aleksandër Vulin, i cili tha se “vetëm bota serbe e ndal...

Lajme të tjera

Web TV