Aktorja thotë se e ka humbur virgjërinë në moshën 35-vjeçare: Prisni derisa të jeni gati

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rebel Wilson, në një intervistë për People, i tregoi botës e e ka humbur virgjërinë në moshën 35-vjeçare. Ajo tha se më shumë rreth kësaj teme ka treguar në librin e saj me kujtime, “Rebel Rising”, por gjithashtu, shpreson se përmes rrëfimit të saj, të japë një mesazh pozitiv.

Aktorja 44-vjeçare tha se ajo do që të tjerët ta dinë se nuk kanë pse ta humbasin virgjërinë në adoleshencë.

“Njerëzit mund të presin derisa të jenë gati, ose të jenë pak më të matur. Mendoj se ky mund të jetë një mesazh pozitiv. Ti, qartazi, nuk ke pse të presësh deri tek të 30-at si unë, por nuk ke pse ta ndiesh presionin gjatë viteve të rinisë”.
Wilson pranoi se si një adoleshente dhe e re që ishte ende e virgjër, detyrohej t’u bënte bisht bisedave të tilla. Sot, ajo është e fejuar me Ramona Agruma dhe tregoi se nëse do të lindte 20 vite më vonë, do të eksploronte më shumë me seksualitetin e saj.

“Thjesht e dija që tërhiqesha nga burrat dhe se kjo ishte një gjë normale. Kur nisa të isha më e hapur me veten, mbase pas humbjes së babit, kuptova se edhe pse e kisha parë martesën si diçka të tmerrshme dhe humbje kohe, nisa të isha më e hapur drejt saj. Disa vite më vonë, takova gruan që më bëri të kisha ndjenja për gratë”, tha ajo, referuar lidhjes me partneren e saj.
Në shtator të 2022-shit, Rebel, përmes një postimi në Instagram zbuloi se kishte gjetur “dashurinë e jetës”./E.Ç

Të fundit

BE nis një hetim ndaj kompanisë Meta, arsyeja

Komisioni Europian ka nisur një hetim të thelluar ndaj Metës për shkeljen e mundshme të rregullave të BE-së të...

10 futbollistët më të paguar në planet për vitin 2024, Ronaldo mposht thellë Messin

Edhe një herë futbolli del në skenë si sporti dominues në listën e sportistëve më të paguar në vitin 2024. Në publikimin e kësaj...

Zbardhet vendimi/ Kush janë 2 anëtarët e Kushtetueses që ishin pro lirimit të Belerit

Shumica vendos dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i padiskutueshëm, por ai i 21 marsit për Fredi Belerin ka edhe mendim pakice me dy...

LAJM I MIRË! Shqipëria hyn në tre destinacionet kryesore në trend të udhëtimit për 2024

Shqipërinë ka hyrë në tre destinacionet kryesore në trend, midis vendeve tradicionale që parapëlqehen të vizitohen siç janë Kroacia dhe Turqia sipas Mastercard     Mynihu renditet si...

Drini Zeqo zbulon arsyen se pse nuk e sheh Françeskën në finale

“Mes personazheve që kanë mbetur aty ka disa hije dyshimi le të themi për ekzistencën e mëtejshme për Françeskën.” Teksa po komentonin në lidhje me...

Lajme të tjera

Web TV