“Po falimentojmë”/ Fermerët të revoltuar hedhin luleshtrydhet në rrugë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çmimi i ulët i luleshtrydhes ka ngritur këtë të shtunë dhjetëra fermerë të Fierit në protestë.

Të ardhur nga të gjitha fshatrat e njësisë administrative Frakull, teksa kanë bllokuar rrugën, ata akuzojnë drejtuesit e pikave të grumbullimit se po e vendosin çmimin sipas dëshirës. 

“Urdhëro, kjo është luleshtrydhja cilësore që po ikën jashtë, kjo është! Merre bëje analizën dhe nëse ato mbetje janë brenda standardeve evropiane, atëherë se kemi fajin ne, e ka Evropa.” 

Tregtarët që mbledhin luleshtrydhet kanë përdorur si argument për çmimin e ulët faktin se prodhimi është me pesticide mbi normat. Por fermerët shprehen se ata kanë respektuar rregullat duke përdorur vetëm pesticide nga farmacitë bujqësore. 

“Të punosh gjithë vitin për 3 mijë lekë arkën. Një dylym me luleshtrydhe do të paktën 7 deri në 8 milionë lekë shqiptare.”

“Arkën e marrin sa u do qejfi atyre, po ne ça fitojmë?!” 

“Punojmë 1 vit dhe tashi unë për vete kam 30 mln lekë borxh në bankë, kredi!”,- kanë thënë fermerët./O.S

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV