Mediat zvicerane, jehonë transformimit të Tiranës: “Sexy” në mënyrën e saj unike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tirana është sërish në fokusin e promovimit të mediave franceze dhe zvicerane, “Je Papote”, “Voyage Privé” dhe “Tages-Anzeiger” të cilat e përshkruajnë Shqipërinë si thesarin e fshehur të Mesdheut me një bregdet magjepsës dhe kulturë të pasur.

Transformimi me ritme të shpejta i Tiranës i ka habitur drejtuesen e seksionit të udhëtimeve të një prej të përditshmeve më të mëdha zviceriane në gjuhën gjermane Tages-Anzeiger. Ndaj dhe Paulina Shçeshniak e diplomuar për histori arti, pasi bëri një udhëtim në të kushtoi një artikull të gjatë ku shpreh vlerësimet më të larta.

Pas dekadash të tëra ndërtimesh me arkitekturë të ngurtë dhe me kënde gjatë periudhës së diktaturës, Tirana tashmë ka marrë një pamje krejt tjetër, që bëri që ajo dhe ekipi që e shoqëronte në udhëtim të binte në dashuri.

Dhe kjo për faktin se, siç shkruan që në krye të artikullit “Tirana është bërë seksi në mënyrë rastësore, plot me ide dhe ku gjithashtu gatuhet mirë”.

Dikur diktatori krenohej vetëm me Hotel Tiranën, si ndërtesën më të lartë të kryeqytetit. Ndërsa sot, sheshi qendror ashtu si gjithë kryeqyteti është një kantier ndërtimi.

Shumëkatëshit e rinj e i kanë dhënë qendrës, një pamje jokonvencionale dhe lozonjare, duke veçuar një ndërtesë me ngjyrë ari, një tjetër me formën e kokës së heroit kombëtar apo atë me hartën e Shqipërisë.

Në sy, gazetares zviceriane i ka rënë edhe Piramida e shndërruar sot në një qendër të gjallë plot art ku mësohet për tekonologjinë e informacionit, nga një vend i zymtë i ngritur për të përkujtuar diktatorin e vdekur./O.S

Të fundit

Pse rusët kanë fituar gjithmonë në samite?

Nga Federico Rampini, Corriere della Sera Historia është një shenjë e keqe, vetëm disa orë para samitit të Alaskës. Pavarësisht...

Ky është i burgosuri që minutat e fundit të jetës foli veç për një poezi…

Poshtë nënkresës, në spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante një poezi që ia kishte dhënë dikush dhe që ai donte të shihte dritën e botimit. Një prej...

Drejtuesit mbi 70 vjeç rrezikojnë të humbin patentën për shkak të një testi

Ndryshimet në ligje janë nxitur nga rritja e ndjeshme e aksidenteve të rënda rrugore ku përfshihen drejtues mjeti mbi 60 vjeç. Drejtuesit e mjeteve në...

Dashuria për Coca Cola i solli Guinness, koleksionon mbi 5600 objekte unike

Një fanse e pijeve të gazuara nga Karolina e Veriut rimori një titull në Librin e Rekordeve Botërore Guinness kur koleksioni i saj i...

Si të mbroni telefonin tuaj nga nxehtësia ekstreme këtë verë

Ka gjëra që mund të bëni për të mbrojtur pajisjen tuaj nga nxehtësia e lartë. Pushimet verore kanë mbërritur dhe shumë prej nesh do të...

Lajme të tjera

Web TV