Vrapoi për të kërkuar ndihmë se e kishte rrëmbyer i ati, policia qëllon adoleshenten

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një  ngjarje tronditëse ka ndodhur në Kaloforni, ku një vajze 15-vjeçare u qëllua nga oficerët e policisë, teksa vraponte drejt tyre për të kërkuar ndihmë.

Vdekja e 15-vjeçares, ka shkaktuar zemërim në Kaliforni.

Një video e publikuar në rrjetet sociale ditën e djeshme, tregon momentin e incidentit të ndodhur në autostradën 15 në Hesperia më 27 shtator të vitit 2022, që rezultoi në vdekjen e padrejtë të Savannah Graziano .

Kjo video u bë publike për herë të parë dy vjet pas tragjedisë, me kërkesë të gazetarit Joey Scott, i cili në postimin e tij në X foli për keqinterpretimin e fakteve nga Sherifi i Qarkut San Bernardino.

Sipas  New York Post , adoleshentja u raportua e zhdukur pasi nëna e saj, Tracy Martinez, u vra nga babai i saj, Anthony John Graziano , më 26 shtator 2022.

Një ditë më vonë, policia gjeti automjetin e Anthony, që besohet që kishte rrëmbyer vajzën e tij pasi vrau nënën e saj dhe e kanë ndjekur për rreth 110 km. Në sediljen e pasagjerit të mjetit ndodhej edhe vajza.

Kur Graziano më në fund e kuptoi se nuk mund të ikte, hapi zjarr ndaj oficerëve me një armë gjysmë automatike dhe ndaloi automjetin. Më pas, vajza ka dalë nga dera e pasagjerit, ndërsa njëri prej policëve i ka bërtitur që të vrapojë drejt tij.

Pak sekonda më vonë dhe teksa adoleshentja po vrapon drejt një veture policie për të shpëtuar veten, oficerë të tjerë e qëllojnë dhe ajo bie përtokë e gjakosur, ndërsa kolegu i tyre u bërtet atyre që të ndalojnë të shtënat, sepse i dyshuari ndodhet në makinë. Vajza u dërgua në spital ku u konstatua vdekja, ndërsa babai i saj vdiq në vend nga plagët e marra.

Sipas raportit të NYP, oficerët nuk mbanin kamera në uniformat e tyre gjatë operacionit, dhe pas incidentit Sherifi i San Bernardino, tha se vajza dukej se kishte veshur diçka si “pajisje ushtarake” kur doli nga automjeti.

Lexo edhe :  Avioni merr flakë në Londër, pasi piloti ngatërroi të majtën me të djathtën

Sipas gazetarit Joey Scott, autoritetet lokale deri më tani kanë refuzuar të publikojnë videon, duke thënë se ajo mund të shkaktojë “komplikime që do të pengonin hetimin”./E.T

 

Të fundit

1 në 3 shqiptarë jeton në kushte të vështira ekonomike, theksi te të moshuarit

Një në tre shqiptarë jetoi në kushte të vështira ekonomike gjatë vitit të shkuar. Kjo, sipas Avokatit të Popullit,...

Kancelari i ri gjerman: Do të ndërtojmë ushtrinë më të fortë në Evropë!

“Rishikimi i politikave dhe prioritetet e reja, që synojnë ripërtëritjen e premtimit të prosperitetit për të gjithë përballë sfidave të mëdha”. Ky ishte mesazhi...

“Jam bërë vegjetarian”, Alizoti pendohet për deklaratën “do e ha të gjallë Ramën”

Tomor Alizoti është kthyer në ‘vegjetarian’ pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit. Teksa po i drejtohej selisë blu për takimin...

Deve dhe Tesla Cybertruck të kuqe, pritja madhështore e Trump në Katar

Presidenti Donald Trump u prit ngrohtësisht në ndalesën e dytë të udhëtimit të tij katër-ditor në Lindjen e Mesme, teksa mbërriti në Doha të...

Noka akuzon qeverinë: U blenë karta me 10 mijë euro që qytetarët të mos shkonin në votime

Flamur Noka duket se nuk e ka kapërdirë dot këtë humbje të thellë të PD-së në zgjedhjet e 11 majit, duke ngritur akuza për...

Lajme të tjera

Web TV