test

Ky vend miraton ligjin, kush braktis kafshët shkon në burg

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kroacia ka miratiar një ligj të ri, duke rritur dënimet për braktisjen e kafshëve shtëpiake dhe për mizorinë ndaj tyre. Me vendimin e ri dëndohen me dy vite burg personat të cilët braktisin kafshët dhe shkaktohet ngordhja e tyre, ose nëse braktiset një numër i madh kafshësh.

Ndërkohë dënimet për krimin e vrasjes dhe torturimit të kafshëve rriten nga dy vjet në tre vjet burg nëse krimet kryhen me qëllim përfitimi.  Abuzuesit dhe vrasësit e kafshëve tani mund të ndalohen të blejnë ose mbajnë kafshë për një periudhë prej një deri në pesë vjet.

Ndryshimet vijnë pasi aktivistët kroatë të mirëqenies së kafshëve lobuan në Ministrinë e Drejtësisë për të ndryshuar kodin penal,shkruajnë mediat e huaja. Ivana Crnoja, një nga themelueset e shoqatës Pobjede (Fitoret), e cila drejton Azilin e Osijekut, një strehë për qentë e braktisur pranë Osijekut në Kroacinë lindore, tha se shpreson se ligji i ri do të ndryshojë ndërgjegjësimin shoqëror.

Qytetarët nuk do të duhet të presin më për të parë nëse inspektimi veterinar do t’i përgjigjet një denoncimi për braktisje, por mund të denoncojnë menjëherë në polici këdo që braktis një kafshë./O.S

Të fundit

Belgjika nuk gabon sërish, Djajtë mposhtin Rumaninë dhe marrin fitoren e parë në Europian

Belgjika regjistron fitoren e parë në EURO 2024, me skuadrën e Tedesco-s që triumfoi 2-0 ndaj Rumanisë në ndeshjen...

Zi në botën e futbollit, ish-futbollisti i njohur dhe familja e tij humbasin jetën

Futbollisti 28-vjeçar i Al Jazira, Ahmad Abu Al-Atta së bashku me gruan dhe fëmijët e tij mbetën të vrarë pas një sulmi ajror izraelit,...

Hodhën fishekzjarrë nga një jaht dhe i vunë flakën pyllit, e pësojnë keq 13 persona

Autoritetet greke arrestuan 13 persona të shtunën pasi fishekzjarrët e nisura nga një jaht ndezën një zjarr në pyll në një ishull pranë Athinës,...

“Nga 15 mijë euro do marrësh 280”/ Zbardhen telefonatat e zhvatjes së italianëve

Top Channel ka zbardhur dosjen për mashtrimet përmes call centerave, ku 17 persona akuzohen se zhvatën 4.7 mln € nga 1200 italianë dhe i...

“Është djali më i bukur shqiptar”/ Adrola Dushi pranon lidhjen me këngëtarin e njohur

Tashmë nuk ka më dyshime! Modelja bukuroshe Adrola Dushi dhe këngëtari i famshëm Capital T janë në një lidhje dashurie. Lajmin e ka konfirmuar bukuroshja...

Lajme të tjera

Web TV