“A do të konvertoheshe në fenë islame, për shkak të Bardhit?”/ Ja si përgjigjet Sara \

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Sara Gjordeni ka folur së fundmi për besimin si dhe për religjionin që praktikon.

Këto i ndau, përmes pyetjeve anonime të cilat i bëheshin në llogarinë e saj në Instagram.

Sara deklaroi se familja e nënës së saj është myslimane, derisa modelja vetë praktikon fenë ortodokse, të trashëguar nga i ati i saj.

Së fundmi iu shtrua një pyetje nga një ndjekës, i cili e pyeti nëse do të konvertohej në fenë islame, duke qenë se vetë partneri i saj Bardhi i përket kësaj feje.

Sara tha se një gjë të tillë, s’do e pranonte as Bardhi dhe as vetë ajo.

“Dashuria nuk konsiston në ndryshimin e fesë. As në ndryshimin e thelbit tënd si njeri. Kurrsesi s’do e pranoja as unë as Bardhi diçka të tillë. Të tradhtonim fenë për partnerin. Ne mendojmë se diferenca tona na kanë lidhur kaq shumë”, ka deklaruar modelja.

“Madje një ndër momentet më të bukura në shtëpinë e BBV ka qenë kur unë dhe Bardhi luteshim përpara çdo prime-i secili në mënyrën e tij por përherë bashkë. Zoti është NJË”, ka theksuar mes tjerash ajo./e.t

Të fundit

Marrëveshja me Melonin, 15 emigrantë të dëbuar nga Italia mbërrijnë sot në Shqipëri

Një tjetër anije me 15 emigrantë në bord është nisur nga Italia dhe pritet të mbërrijë pasditen e sotme...

Greqi, zjarret kërcënim për banesat në Athinë! Urdhër evakuimi për banorët

Greqia po përballet me zjarre masive, teksa flakët janë përhapur deri në afërsi të zonave të banuara afër qytezës detare Palaia Fokaias, 40 kilometra...

“Bayern të telefonon, pyet dhe… më pas zhduket për disa javë”

Bradley Barcola, Nico Williams, Luis Diaz, Rafael Leao, Cody Gakpo. Lista e yjeve që po kërkon Bayern për krahun e majtë të sulmit këtë...

Papa Leo XIV goditet me një lodër nga turma!

Papa Leo XIV u prit me entuziazëm të madh dhe brohoritje nga mijëra besimtarë në stadiumin e qytetit, gjatë aktivitetit të organizuar për Ditën...

Marihuanë në trup, turqit kapen mat në aeroportin e Podgoricës

Një operacion i përbashkët mes Policisë Kufitare të Malit të Zi dhe Shërbimit të Sigurisë së Aeroportit të Podgoricës ka çuar në ndalimin e...

Lajme të tjera

Web TV