Zbardhet data kur do të mbahet gjyqi i parë penal kundër Donald Trump

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Apelit në Nju Jork hodhi poshtë mbrëmë edhe një kërkesë të avokatëve të ish Presidentit Donald Trump për të shtyrë, pa një afat, gjyqin ndaj tij mbi ceshtjen për pagesës ndaj një aktoreje të filmave pornografikë në këmbim të heshtjes së saj. Padia e Prokurorit të Qarkut të Nju Jorkut Alvin Brag ka 34 akuza penale. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Aron Ranen, pas përpjekjeve të dështuara për të shtyrë gjyqin, ai është planifikuar të fillojë më 15 prill.

Ish Presidenti Donald Trump detyrohet përsëri të ndërpresë aktivitetet e fushatës presidenciale për të dalë në sallën e gjyqit. Ish-presidenti përballet me akuza penale në lidhje me një pagesë prej 130,000 dollarësh nga avokati i tij Michael Cohen ndaj yllit të filmave për të rritur, Stormy Daniels, pak para zgjedhjeve të vitit 2016.

Prokurorët thonë se pagesa është bërë në këmbim të heshtjes së saj lidhur me një marrëdhënie të dyshuar jashtëmartesore me zotin Trump. Ai akuzohet se në raportet e tij financiare i ka kategorizuar këto pagesa si shpenzime ligjore.

“Sipas ligjit të Nju Jorkut është krim të falsifikosh të dhënat e biznesit me qëllim të mashtrimit dhe për të fshehur një krim tjetër. Pikërisht për këtë bëhet fjalë, rasti përmban 34 deklarata të rreme të bëra për të mbuluar krime të tjera. Këto janë krime të rënda në shtetin e Nju Jorkut, pavarësisht se kush i ka bërë ato”, thotë Alvin Bragg, Prokurori i Qarkut të Nju Jorkut.

Ish Presidenti Trump ka thënë se është i pafajshëm ndërsa çështjen e ka quajtur të motivuar politikisht.“Është turp kjo që po ndodh me vendin tonë. Kjo është ndërhyrje në zgjedhje. Ata po bëjnë gjëra që nuk janë bërë kurrë më parë në këtë vend”, thotë zoti Trump.

Kthimi i zotit Trump në sallën e gjyqit ka ngjallur debate mes njujorkezëve, të cilët kanë qëndrime të ndara mbi gjyqin.

Lexo edhe :  Dy aksidente me autobusë brenda pak orësh, 13 viktima dhe mbi 60 të plagosur

“Presidenti Trump është një qytetar si të gjithë të tjerët në Shtetet e Bashkuara. Ai duhet t’u nënshtrohet ligjeve si të gjithë ne”, thotë Shaina Jones Magrone, banore e Nju Jorkut.

“Askush tjetër nuk do të ishte akuzuar. Është vetëm ai që akuzohet për diçka që nuk ka ndodhur kurrë”, thotë banori tjetër, Ruben Borukhov.Ish-prokurorja e qytetit të Nju Jorkut, Bernarda Villalona thotë se ish Presidenti Trump përballet me 34 akuza për falsifikim të të dhënave të biznesit.

“Ai mund të dënohet me më së shumti katër vite burg, për çdo akuzë. Për këto raste nuk ka dënime minimale që janë të detyrueshme. Unë kam shumë dyshime që edhe me daljen në gjyq, një gjykatës do ta dënonte me burg”, thotë zonja Villalona.

Profesori i së drejtës në Universitetin e Nju Jorkut, Richard Pildes, thotë se ky gjyq është historik.

“Është sigurisht e paprecedentë në historinë amerikane që një ish-president të ndiqet penalisht. Ka pasur ndjekje penale të suksesshme të ish-kryeministrave, në disa vende. Nuk është e paprecedentë nga perspektiva globale. Në Shtetet e Bashkuara nuk kemi qenë kurrë më parë në një situatë si kjo”, thotë profesor Pildes.

Ndërsa ish-Presidenti përgatit mbrojtjen kundër këtyre akuzave, vëzhguesve iu mbetët të presin fundin e procesit./O.S

Të fundit

Pse rusët kanë fituar gjithmonë në samite?

Nga Federico Rampini, Corriere della Sera Historia është një shenjë e keqe, vetëm disa orë para samitit të Alaskës. Pavarësisht...

Ky është i burgosuri që minutat e fundit të jetës foli veç për një poezi…

Poshtë nënkresës, në spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante një poezi që ia kishte dhënë dikush dhe që ai donte të shihte dritën e botimit. Një prej...

Drejtuesit mbi 70 vjeç rrezikojnë të humbin patentën për shkak të një testi

Ndryshimet në ligje janë nxitur nga rritja e ndjeshme e aksidenteve të rënda rrugore ku përfshihen drejtues mjeti mbi 60 vjeç. Drejtuesit e mjeteve në...

Dashuria për Coca Cola i solli Guinness, koleksionon mbi 5600 objekte unike

Një fanse e pijeve të gazuara nga Karolina e Veriut rimori një titull në Librin e Rekordeve Botërore Guinness kur koleksioni i saj i...

Si të mbroni telefonin tuaj nga nxehtësia ekstreme këtë verë

Ka gjëra që mund të bëni për të mbrojtur pajisjen tuaj nga nxehtësia e lartë. Pushimet verore kanë mbërritur dhe shumë prej nesh do të...

Lajme të tjera

Web TV