Rama vizitë në Francë, pritet me ceremoni zyrtare nga Presidenti Macron

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Francë në kuadër të një vizite dy ditore me ftesë të presidentit Emmanuel Macron. Kryeministri  pritet me një ceremoni zyrtare nga Macron.

Në orën 14.45, Rama dhe Macron do të zhvillojnë një takim kokë më kokë. Gjatë vizitës në Paris, kreu i qeverisë do të zhvillojë një sërë takimesh të përqendruara, kryesisht në promovimin e potencialeve dhe klimës pozitive që Shqipëria ofron për zhvillimin e investimeve të huaja, si dhe në perspektivën e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e teknologjisë dhe inovacionit.

Axhenda do të vijojë në orën 16.00 me vizitën dhe takimet në STATION F, inkubatori më i madh në botë i startup-eve dhe inovacionit, si dhe me mbledhjen inauguruese të Këshillit të Inovacionit Francë-Shqipëri –CIFA, ku do të marrë pjesë edhe Sekretarja franceze e Shtetit për Industrinë Numerike, përfaqësues të ministrive franceze të Jashtme dhe të Ekonomisë, si edhe operatorë të ndryshëm franceze e shqiptarë në fushën e inovacionit.

Së bashku me Kryeministrin Rama pjesë e delegacionit qeveritar do të jenë Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhe, Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor Arbjan Mazniku, si dhe Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni./kb

Të fundit

Nishanët e kuq në trup, çfarë i shkakton dhe si t’i trajtoni

Nishanët e kuq të cilët shfaqen në trup me kalimin e viteve shpesh konsiderohen si të padëmshëm. Por ato...

OSHEE del me njoftimin e rëndësishëm për qytetarët, zbulon skemën lehtësuese

Faturat e papaguara në vite të energjisë elektrike janë 85 mld lekë. Nga këto, 60 mld i përkasin familjarëve, ndërsa pjesa tjetër është borxh...

Stabilizohen çmimet e banesave/ BSH: Në Tiranë çmimet u ulën me gati 10%

Tregu i pasurive të paluajtshme është stabilizuar. Në bazë të një vrojtimi të Bankës së Shqipërisë çmimet kanë pësuar rënie si në rang vendi...

Tërbohet Putin, nuk do ta besoni sa ushtarë rusë humbin jetën në ditë që nga janari

Që nga fillimi i luftës në shkurt 2022, Rusia ka humbur 450,000 ushtarë dhe 3,000 tanke, raporton gazeta The Sun. Goditja ndaj Vladimir Putinit, thotë raporti,...

Zotëronte disa makina, del në ankand vetura personale e Mbretëreshës Elizabeth

Makina mbretërore e Mbretëreshës Elizabeth II mund të jetë e juaja. Daimler Majestic i vitit 2001 në pronësi dhe drejtuar nga monarkja e ndjerë...

Lajme të tjera

Web TV