Tërbohet Putin, nuk do ta besoni sa ushtarë rusë humbin jetën në ditë që nga janari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Që nga fillimi i luftës në shkurt 2022, Rusia ka humbur 450,000 ushtarë dhe 3,000 tanke, raporton gazeta The Sun.

Goditja ndaj Vladimir Putinit, thotë raporti, është poshtëruese pasi Moska ka humbur mesatarisht 560 ushtarë në ditë që kur i forti i Kremlinit dha miratimin për të filluar luftën në atdheun ukrainas të Presidentit Volodymyr Zelensky  dy vjet më parë.

Gjithsej 100,000 rusë kanë humbur jetën, më shumë se ata që ishin llogaritur shkurtin e kaluar nga shërbimet sekrete britanike, komenton gazeta The Sun.

Në dy muajt e fundit, në frontin e luftës, 1300 ushtarë rusë humbin jetën në ditë. Vihet re se në humbjet njerëzore të Rusisë nuk përfshihen anëtarët e grupit mercenar të Wagnerit (ushtria private e Putinit). Dhjetorin e kaluar, qeveria në Londër njoftoi se 20,000 ushtarë të Grupit Wagner ishin vrarë dhe 40,000 të tjerë u plagosën gjatë armiqësive.

Shifrat e fundit gjithashtu nuk japin llogari për dhjetëra mijëra ushtarë që u larguan nga forcat e armatosura të Putinit.

Nga ana e tij, sekretari britanik i mbrojtjes, Leo Doherty, vlerëson se Moska ka humbur pothuajse 3000 tanke që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Në vitin 2023 ky numër nuk i kalonte dy mijë./e.t

Të fundit

Arabia Saudite nënshkruan blerjen e 105 avionëve Airbus nga Franca

Kompania Saudia Group do të blejë 105 avionë pasagjerësh Airbus, teksa ngrinte lart marrëveshjen si më të madhen e...

Mbyllet dega e një banke serbe në veri të Kosovës, shpërndau pagesat e Beogradit

Autoritetet në Kosovë njoftuan të hënën (20 maj) se kanë mbyllur gjashtë njësi të “Bankës Postare Kursimore” të Serbisë në veri të vendit, institucion...

Për të patur flokë të bukur e të shëndetshëm, këto janë 9 ushqimet që duhet të konsumoni

1.Vezët Vezët janë të parat në listë për flokë të shëndetshëm sepse ato përmbajnë shumë proteina dhe biotinë, por edhe shumë lëndë të tjera ushqyese...

“Politikanët që kanë bashkëpunuar me grupet kriminale janë të tmerruar nga SPAK!”

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdaraj i ftuar në një emision televiziv, foli për goditjen e shtatë grupeve kriminale nga SPAK. Ai tha se politikanët që kanë bashkëpunuar...

SPAK godet krimin/ Karamuço: Grupet mund të kundërpërgjigjen dhe të cenojnë sigurinë

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, i ftuar në Real Story, tha se pas aksionit të SPAK është rritur shqetësimi se grupet kriminale mund të...

Lajme të tjera

Web TV