Pas dy javësh të nxehta, temperaturat ulen ndjeshëm/ E marta rikthen reshjet e shiut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këtë javë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike si rezultat i tërheqjes graduale të qarkullimit anticiklonar afrikan me masa ajrore të ngrohta e të thata dhe depërtimit të masave ajrore të lagështa dhe të ftohta veriore.

Në pjesën më të madhe të ditëve presioni do të jetë i ulët dhe luhatjet e temperaturave do të jenë të theksuara sidomos rëniet në vlerat maksimale.

Ditën e Hënë moti do të jetë i kthjellët dhe vranësirat të larta e transparente kalimtare.

Ditën e Martë moti fillimisht do të jetë i kthjellët, ndërsa pas orëve të mesditës kemi ndryshim total të situatës meteorologjike ku kemi zhvillim gradual të vranësirave. Vranësirat do të jenë mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formë shtrëngatash.

Reshjet e shiut do të jenë prezente edhe gjatë ditës së Mërkurë, Të Enjte dhe të Premte në formën e rrebesheve të shpejta e stuhive me shkarkesa elektrike dhe breshër të cilat në intervale të shkurtra kohore në veriperëndim të vendit dhe në zonat urbane kryesisht gjatë ditës së Mërkurë shfaqen problematike. Megjithatë nuk do të mungojnë intervale të herëpasherëshme me diell.

Reshjet e Dëborës do të rikthehen në Alpe dhe në relievet malore në veri-verilindje-juglindje të vendit me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në lartësitë mbi 700m.

Gjatë ditës së Mërkurë era do të jetë hera-herës intensive me drejtim veriperëndim-jugperëndim  2-9m/s,  ndërsa në male, lugina dhe përgjatë vijës bregdetare do të arrijë shpejtësi 12-18m/s, shoqëruar me valëzimin në detet Adriatik dhe Jon të forcës 4-5ballë.

Theksohet prezencë e mjegullës dhe mjegullinës në orët e para të mëngjesit po ashtu dhe në momentin e reshjeve të shiut dhe të dëborës./Marrë nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak

Lexo edhe :  Meta nervozohet para nisjes së Konventës: Rini e plakur! Po eca me ritmin tuaj...

Të fundit

“2 burra dolën nga një mikrobus”, Rajmonda Bulku rrëfen si nisi karriera në kinematografi

Historia e zbulimit të Rajmonda Bulkut si aktore është sa e bukur, aq edhe e veçantë. Ylli i kinematografisë...

Begaj vizitë në Kalabri, takime me banorë të komunave arbëreshe dhe autoritetet italiane

Presidenti Bajram Begaj, nisi sot një vizitë zyrtare në Kalabri me ftesë të “Institutit Rajonal për Komunitetet Arbëreshe”. Kreu i Shtetit ka parashikuar një seri...

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme. Erion Veliaj ka mbërritur në ambientet e SPAK mëngjesin e sotëm rreth orës 09:00. Përpara...

6 këshilla se si të gjeni punën që ju bën të lumtur

Lumturia është diçka që ne të gjithë e dëshirojmë dhe e meritojmë në vendin e punës, por jo gjithmonë e mbërrijmë si gjendje. Mes...

Shtohen ndjeshëm makinat në rrugë/ Mbretërimit të “Mercedez Benz” po i vjen fundi

Numri i automjeteve që qarkullojë në vend është rritur ndjeshëm gjatë vitit të fundit. Të dhënat e INSTAT bënë të ditur se në fund të...

Lajme të tjera

Web TV