Po ndërtonte pa leje në tokën e një personi tjetër, e pëson keq 38-vjeçari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 38-vjeçar në Himarë ka rënë në prangat e Policisë pasi po ndërtonte në tokën e një shtetasi tjetër, në plazhin e Livadhit.

Policia njofton se është proceduar penalisht edhe një shtetas i punësuar nga 38-vjeçari, për të kryer ndërtimin pa leje.

Po ndërtonte pa leje, një objekt, në tokën e një shtetasi tjetër, në plazhin e Livadhit, kapet dhe vihet në pranga 38-vjeçari.

Procedohet penalisht dhe një shtetas i punësuar nga 38-vjeçari, për të kryer ndërtimin pa leje.

Si rezultat i kontrolleve që po kryhen 24/7, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat urbane dhe në ato bregdetare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, të mbështetura nga informacionet e inteligjencës policore, evidentuan një tjetër rast të kësaj paligjshmërie, në plazhin Livadh.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi E. C., 38 vjeç, banues në Tiranë, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. Q., 60 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi E. C. dyshohet se ka punësuar shtetasin R. Q., për ndërtimin pa lejen e organeve kompetente, të një objekti me strukturë metalike, në plazhin e Livadhit, për qëllime përfitimi, në tokën e një shtetasi tjetër, pa miratimin e tij.

Vijojnë kontrollet dhe verifikimet për të konstatuar dhe goditur raste të tjera të ndërtimeve të paligjshme, si dhe të krimeve të tjera kundër mjedisit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme./e.t

Të fundit

Akuza për pastrim parash, Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e polakes në Shqipëri

Në akuzë për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’, Porkuroria Tiranë sekueston pasuritë e...

FOTO/ E parkoi para SPAK, policia gjobit makinën e Klevis Balliut

Disa mbështetës të opozitës mbërritën që herët para zyrave të SPAK, pasi u konfirmua se kryebashkiaku Erion Veliaj do paraqitej para Prokurorisë së Posaçme...

“Kam kaluar një fëmijëri me trauma!/ Banori i ri i BBV rrëfehet si asnjëherë më parë

Edhe pse ka pak ditë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP3”, Shkëlqim Bega ka vendosur që të ndajë me publikun...

Konkurrentja e Ferma VIP është ‘nusja’ e Valbona Selimllarit

Konkurrentja e Ferma Vip, Gloria Meshi po diskutohet në media se është e dashura e djalit të madh të Valbona Selimllarit. Modelja shpeshherë ka...

Këshilli Bashkiak i Tiranës i jep sot titullin ‘Qytetar Nderi’, Ali Ahmetit

Me propozim të kryebashkiakut Erion Veliaj, Këshilli Bashkak i Tiranës do të miratojë sot dhënien e titullit “Qytetar Nderi” për kryetarin e Partisë së...

Lajme të tjera

Web TV