Video/ Plas grushti mes deputetëve në Parlament

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e djeshme, ligjvënësit gjeorgjianë u përplasën në parlament, ndërsa ligjvënësit e partisë në pushtet dukeshin të vendosur të avanconin një projekt-ligj të diskutueshëm për “agjentët e huaj”, që është kritikuar nga vendet perëndimore dhe ka shkaktuar protesta në vend.

Pamjet e transmetuara në televizionin gjeorgjian treguan Mamuka Mdinaradze, kreun e fraksionit parlamentar të partisë qeverisëse “Ëndrra Gjeorgjiane” dhe një forcë shtytëse pas projektligjit, duke u goditur me grusht në fytyrë nga deputeti i opozitës Aleko Elisashvili ndërsa fliste nga foltorja.

Incidenti shkaktoi një përleshje më të gjerë midis disa ligjvënësve, një dukuri jo e pazakontë në Parlamentin shpesh të ashpër të Gjeorgjisë.

Pamjet treguan Elisashvili, duke u përshëndetur me brohoritje nga protestuesit jashtë ndërtesës së parlamentit.
“Ëndrra Gjeorgjiane”, tha në fillim të këtij muaji se do të rifusë legjislacionin që kërkon që organizatat që pranojnë fonde nga jashtë, të regjistrohen si agjentë të huaj ose do të përballen me gjoba, 13 muaj pasi protestat e detyruan atë të anulojë planin.

Projektligji ka tensionuar marrëdhëniet me vendet evropiane dhe Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë thënë se e kundërshtojnë miratimin e tij.

Bashkimi Evropian, i cili i dha Gjeorgjisë statusin e kandidatit në dhjetor, ka thënë se masa është e papajtueshme me vlerat e bllokut.

“Ëndrra Gjeorgjiane”, thotë se dëshiron që vendi të anëtarësohet në BE dhe NATO, edhe pse ka thelluar lidhjet me Rusinë dhe është përballur me akuza për autoritarizëm në vend.

Ai thotë se ligji është i nevojshëm për të luftuar ato që i quan “vlera pseudo-liberale” të imponuara nga të huajt dhe për të nxitur transparencën.

Qeveria e Gjeorgjisë, tha se kryeministri Irakli Kobakhidze, mbajti një takim të hënën me ambasadorët e BE-së, Britanisë dhe SHBA-së, në të cilin ata kishin diskutuar projektligjin.

Lexo edhe :  Alarmi i OBSH: Një sindromë e rrallë neurologjike në Gaza, tre viktima

Në një deklaratë, Kobakhidze mbrojti projektligjin si promovues të llogaridhënies dhe tha se nuk ishte “e qartë” pse vendet perëndimore e kundërshtuan atë.

Kritikët gjeorgjianë, e kanë etiketuar projektligjin “ligji rus”, duke e krahasuar atë me legjislacionin e ngjashëm të përdorur nga Kremlini për të goditur disidencën në Rusi.

 

Të fundit

Vinicius, tema e nxehtë e Real Madridit! Nisin bisedimet, por…

Te Real Madrid është temë e nxehtë çështja e rinovimit të sulmuesit Vinicius Junior, i cili aktualisht ka kontratë...

BE për News24: Mos të cenohen gazetarët në punën e tyre

Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka reaguar për situatën e krijuar me godinën e televizionit News24 dhe mediave të tjera që përfshin ky...

Liderët e BE flasin me Trump: Të mos merren vendime pa Ukrainën

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski do t’u bashkohet liderëve evropianë në bisedime që synojnë rritjen e trysnisë ndaj presidentit amerikan Donald Trump për tëmbajtur anën...

Situatë kritike në fshatin Plashnik, kërkohet evakuim i banorëve

Situata me zjarret në fshatin Plashnik të Poliçanit paraqitet në gjendje kritike. Kryetari i Bashkisë Poliçan kërkon evakuimin e banorëve, ndërkohë që pritet ndërhyrje nga...

“Pamë vdekjen me sy, mendova se nuk do t’ja dilja”

Përgjatë 48 orëve të fundit vendi ynë po përballet me një situatë të jashtëzakonshme kjo si pasojë e zjarreve që kanë përfshirë disa zona...

Lajme të tjera

Web TV