Spotify bën ndryshimin e ri, çfarë do të ndodhë me këngët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Platforma suedeze e transmetimit të muzikës Spotify po zhvillon një veçori që do t’i lejojë përdoruesit të ‘përziejnë’ këngët drejtpërdrejt në aplikacion.

Ky informacion u raportua nga TechCrunch, i cili iu referua pamjeve të kodit të marra nga eksperti i teknologjisë Chris Messina.

Adhuruesit e muzikës aktualisht përdorin kryesisht softuer të tillë si Adobe Audition ose Ableton Live për ripërzierje, dhe mjeti i ri do të mundësonte ‘përzierjen’ brenda Spotify.

Pamjet e ekranit tregojnë se mjetet e përzierjes do të jenë të disponueshme si pjesë e nivelit të abonimit premium Music Pro.

Një zëdhënës i Spotify tha për TechCrunch se kompania po eksploron vazhdimisht ide për të përmirësuar ofertën e saj për përdoruesit, por nuk do të komentonte mbi spekulimet rreth mjeteve të reja.

Platforma suedeze njoftoi muajin e kaluar se po teston futjen e kurseve video edukative në ofertën e saj.

Spotify, në bashkëpunim me kompani si BBC dhe Skilcher, do të nisë shërbimin fillimisht në MB dhe të paktën dy mësimet e para do të jenë falas./    S.M

Të fundit

FOTO/ Dj Dagz i dedikon Einxhelit një tatuazh

Dj Dagz dhe Einxhel Shkira u dashuruan në BBV1 në sytë e gjithë publikut dhe janë kthyer në një...

Rregulla për azilin në BE/ Shqyrtim për 12 javë. Pas refuzimit, riatdhesim

Vendet e Bashkimit Europian miratuan këtë të martë një reformë historike ligjore sa i përket sitemit të azilit dhe përballjes me emigracionin e paligjshëm. Këshilli...

Kush do jetë finalisti i dytë? Vetëm një hap larg gjysmëfinales

Në shtëpinë e “Big Brother Vip” kanë mbetur vetëm 7 banorë, por debatet dhe dinamikat janë gjithmonë e më të forta. Teksa jemi vetëm pak...

“Në gjendje shoku”/ Gazetarja zbulon detajet për të dashurën e Erdgys Arrazit

Gazetarja Anila Hoxha e ftuar në një emision televiziv ka dhënë detaje mbi tragjedinë e Shkodrës ku 39 vjeçarja Alma Arrazi dyshohet se u...

Fokusi te bujqësia/ Qeveria, plan për rritjen e kreditimit të ekonomisë

Afro 7.4 miliardë euro përllogaritet portofoli i kredisë së dhënë nga bankat tregtare për bizneset dhe qytetarët. Kjo vlerë thotë Banka e Shqipërisë në...

Lajme të tjera

Web TV