Statuti i ri/ Meta përjashton bashkëshorten nga partia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, analizoi dje “gjendjen në parti” ku premtoi se nuk do ketë më nepotizëm dhe gjithashtu theksoi se gjithkush nga strukturat drejtuese duhet të mbajë përgjegjësi. Ai ishte mjaft kritik për “paraardhësit”, duke lëshuar mesazhe të forta për bashkëshorten e tij Kryemadhi dhe bashkëpunëtorët e saj të ngushtë.

 Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e ndryshoi emrin e partisë si një risi që do të sillte ndryshim, por të vetmin ndryshim që po bën deri tani është giditja e nepotizimit brenda partisë së tij që është largaimi i bashkëshortes Monika kryemadhi nga strukturat drejtuese të subjektit politik që “ngjizi” dhe rriti vetë. Ilir Meta po qeveris punët e shtëpisë së tij me të njëjtën kastë drejtuesish gati që prej fillimit të formimit të partisë, përveç largimeve si të pakënaqur Meta nuk ka afruar askënd kohët e fundit. Por ndryshimi sipas Metës duhet të vijë nga vetja, dhe të parën që do ta largojë është gruaja e tij që e ka shoqëruar gjithë jetën si bashkëkryetarë partie në LSI. Në një takim me mediat para mbledhjes së Kryesisë, Ilir Meta ka paralajmëruar “Rithemelimin” e Partisë së Lirisë, nëpërmjet një konvente që do të mbahet më 27 prill. Meta tha se ka ardhur koha që të ndërtohet një parti me baza të reja, ku do t’i jepet fund nepotizmit. “Statuti do e ndërtojë këtë parti me baza të reja duke i thënë fund nepotizmit, duke i thënë fund mosmbajtjes së përgjegjësive, kakofonisë në drejtim dhe lënies hapësirë për alibi e shfajësime për ata që nuk përmbushin detyrimet e tyre”, tha Meta. Ndonëse nuk përmend emra, Meta thotë se Partia e Lirisë nuk mund të ketë dy drejtues, duke ngritur dyshime për spastrim të të besuarve të ish kryetares, Monika Kryemadhit në postet drejtuese. Monika Kryemadhi është anëtare e kryesisë së partisë, që ai mblodhi këtë të hënë, por u vu re se ajo nuk ishte e pranishme aty, edhe pse Ilir Meta dukej se tek ajo e kishte fokusin e mesazheve të tij. Shpërthimi i Ilir Metës duket ka nisur nga brenda. Nga jashtë, gjuha e përdorur ndaj gruas se tij, me të cilën ka tre fëmijë tashme te rritur, është e paprecedente. Por ama duket se me shume sesa faktorë të brendshëm, këtë në dukje krizë, që duket edhe personale, me shume sesa vitet e konsumit, mund ta ketë sjellë SPAK dhe hetimet e zgjeruara mbi pasuritë e familjes se ish kryeministrit, ish kreut të Kuvendit dhe ish-presidentit Ilir Metaj. Meta i bëri thirrje kujtdo që dëshron të drejtojë Partinë e Lirisë që të kandidojë në Konventën e 27 prillit. “Ftoj këdo që ka dëshirë të drejtojë më mirë PL të kandidojë në konventën që vjen. Ftoj cilindo që ka një platformë më të mirë, ta paraqesë. Kjo nuk mund të jetë një forcë me dy shoferë. Dualizmi ishte shkatërrimtar për PD, pale kur futet ndonjë dorë e tretë në timon dhe askush nuk mban përgjegjësi për fatinë autobusit. Duhet shpejtësi, duhet vendimmarrje, fuqizim i organizmit dhe përqendrim i mesazhit te 5 prioritetet dhe një vendimmarrje vertikale në zbatimin e çdo vendimi që merr Konventa dhe gjitha forumet më pas”, tha Meta. Ilir Meta përgjatë javëve të fundit ka shtuar mesazhet për tradhtarë brenda radhëve të Partisë së Lirisë. Vetëm disa ditë më parë ai tha se ka larguar gardistin duke e quajtur patronazhist të Erion Veliajt, ndërsa nuk kanë munguar as akuzat se figura të PL janë shitur te Edi Rama.

Lexo edhe :  Protesta/Veliaj: Vajza e Saliut e çuni i Fariut bërtasin ‘poshtë pinjollët e komunistëve'

Historiku i LSI-së

Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) u krijua më 6 shtator 2004, si një fraksion i Partisë Socialiste e cila gjatë kësaj kohe ndodhej në pushtet. Në zgjedhjet e 3 korrikut 2005,LSI arriti që të fitonte 5 mandate deputetësh për në parlament, ku kryetari i saj Ilir Metaishte i vetmi përfaqësues nga partitë e vogla që arriti që të zgjidhej deputet në mënyrë maxhoritare. Partitë e tjera të vogla fituan akoma më shumë deputetë me anë të marrëveshjeve për pjesën proporcionale që bënë me dy partitë e mëdha PD dhe PS. Në vitin 2008 dy partitë politike kryesore PD dhe PS arritën një marrëveshje politike midis tyre për ndryshimin e kushtetutës në disa elementë thelbësor të saj, ndërmjet të tjerash dhe të sistemit zgjedhor duke kaluar nga sistemi miks i votimit në sistemin proporcional rajonal, i cili dukej se kërkonte të shmangte forcimin e partive të vogla të tilla si LSI. Kryetari i LSI Ilir Meta i kundërshtoi me forcë me këto ndryshime kushtetuese, por procesi u mbyll me votimin konsensual në parlament midis deputetëve të dy partive kryesore politike në prill të vitit 2008. Në zgjedhjet e përgjithshme elektorale të 28 qershorit 2009, LSI arriti që të fitonte 4 deputetë dhe të renditej forcë e tretë politike në vend. Duke qenë se koalicionit fitues të udhëhequr nga Partia Demokratike iu mungonte numri i duhur i deputetëve për krijimin e qeverisë së re, LSI u bë pjesë e kabinetit të ri qeveritar me dy ministri: Ministrinë e Jashtme dhe Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Kryetari i LSI Ilir Meta i cili ishte Ministër i Jashtëm ishte gjithashtu dhe zëvendëskryeministër i qeverisë Berisha 2. Gjatë kohës së qëndrimit të saj në pushtet, LSI do të arrinte që të zgjeronte anëtarësinë si dhe të krijonte zonat e saj të influencës. Sidoqoftë në prill të vitit 2013, dy muaj përpara zgjedhjeve të përgjithshme elektorale të 23 qershorit 2013, LSI do të krijonte një koalicion parazgjedhor me partinë tjetër të majtë, Partinë Socialiste, e cila gjatë kësaj kohe ishte në opozitë. Zgjedhjet do të fitoheshin nga koalicioni i udhëhequr nga Partia Socialiste. LSI do të vazhdonte që të ri-konfirmohej si forcë e tretë politike me 16 deputetë, si dhe do të ishte pjesë e kabinetit të ri qeverisës Rama me katër ministra. Kryetar LSI-së që nga themelimi ishte Ilir Meta por me zgjedhjen e këtij të fundit si Presidenti i Shqipërisë në krye të partisë ne prill 2017 u zgjodh Petrit Vasili. Pas rezultateve të zgjedhjeve të 25 qershorit 2017, pas dorëheqjes së kryetarit Petrit Vasili, i cili propozoi ndryshim të kryesisë së partisë, duke propozuar si kryetare Monika Kryemadhi, nenkryetarë Luan Rama dhe Erisa Xhixho dhe sekretar të përgjithshëm Endrit Brahimllari. Me votim te hapur, ku morën pjesë 2300 delegatë, propozimi i Petrit Vasili u pranua duke shpallur kryetaren e parë femër të një partie politike në Shqipëri. Pas përfudnimit të mandatit si Presoident Ilir Meta, ai vendosi që ta ndryshojë emrin nga LSI në Partinë e Lirisë.

 

Të fundit

Gjashtë muaj në mision, tre astronautë kinezë kthehen nga hapësira

Kapsula e kthimit e anijes kozmike të drejtuar nga Kina, me tre astronautë, arriti në vendin e uljes Dongfeng...

Protesta para Bashkisë së Tiranës, Argita Malltezi i bashkohet qytetarëve

Ashtu si edhe në protestat e mëparshme të zhvilluara nga opozita para Bashkisë së Tiranës, Argita Malltezi, e bija e ish-kryeministrit Sali Berisha ka...

U bënë sot prindër për herë të parë, a e uroi Arbana çiftin?

Ditën e sotme erdhi në jetë Luna Ejlli, vajza e Kiarës dhe Luizit (lexo këtu). Çifti publikoi një foto të bebushes, duke zbuluar vetëm...

”Sot ndihem më i lehtësuar”/ Veliaj del pas 8 orësh nga SPAK: Armiqtë e mi tani…

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka lënë ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), pasi u mor në pyetje për rreth 8 orë. Për...

Ka insomnia, por ka edhe sekssomnia. Çfarë duhet të dini për këtë çrregullim të gjumit

Me siguri që shumëkush mund ta ketë provuar një situatë të ngjashme me probleme të gjumit, fjetjes apo gjendjen zgjuar gjatë natës që ndryshe...

Lajme të tjera

Web TV