Debat brenda grupit parlamentar/ Berisha mbeti jashtë, çfarë po ndodh në PD?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Grupi parlamentar demokrat është përfshirë nga debatet pasi Kuvendi nuk e përfshiu ish kryeministrin Sali Berisha si pjesë të kësaj strukture pas kërkesës së fundit që i bëri Gazment Bardhi.

Mësohet se “besnikët” e Berishës në grupin parlamentar, Tritan Shehu, Luan Baçi dhe Edmond Spaho i kanë kërkuar kreut të grupit që të përsërisë kërkesën për Kuvendin duke përcaktuar qartësisht futjen e Berishës në grup.

“Gjykoj se krahas shprehjes së qarte publike për këtë nga kryetari i grupit, duhet dërguar në vazhdim të të parës një shkresë e dytë nga kryetari, Kuvendit, eksplicite, me emër e mbiemër të Berishës.

Këtu duhet qëndruar fort e me çdo çmim”, mësohet të ketë thënë Tritan Shehu. Ndërsa Luan Baçi njoftoi deputetët se kishte marrë konfirmim nga Kuvendi që nëse kërkesa e PD vjen me emrin e Berishës, ai do të bëhet fjalë e grupit parlamentar.

“Duhet një shkresë e dytë ku të rreshtohen të gjithë emrat e deputetëve të dalë nga lista e 25 prillit 2021 dhe ti dërgohet Kuvendit. Këtë gjë ma konfirmuan edhe shërbimet e Kuvendit, pasi u interesova për këtë gjë! Po të vij kështu më thanë me emra absolutisht që do të jetë në listë”, mësohet të ketë thënë Baçi.

Më i ashpër ka qenë Edmond Spaho, i cili e ka quajtur të papranueshëm lënien e Berishës jashtë grupit. “Sipas ligjit qenia ne grupin parlamentar të PD përcaktohet nga njoftimi i KQZ për zgjedhjet e 2021 si dhe vetdeklarimi i deputetit.

KQZ e ka deklaruar Z. Berisha deputet i PD dhe Z. Berisha vetëdeklarimin në fillim te sesionit e ka bere deputet i PD. Këto lojëra ka ardhur koha te marrin fund”, ka deklaruar Spaho.

Ndërkohë Gazment Bardhi deklaroi sot për mediat se nuk ka asnjë pengesë nga grupi demokrat që Berisha të jetë pjesë e tij. “Biem dakord që ky është Grupi Parlamentar i PD që ka kryetar Sali Berishën. Çdo çështje tjetër që Rama tenton të provokojë opozitë, do të duhet të përballet me pasojat”, ka thënë Bardhi./    S.M

Të fundit

Studim: Ilaçi për humbje peshe mund të zvogëlojë rrezikun e sulmit në zemër me 20%

Një injeksion për humbje peshe mund të zvogëlojë rrezikun e sulmeve në zemër me 20%. Personat që morën medikamentin...

Nuk kryenin detyrën sipas kontratës, merren masa ndaj dy mjekëve toksikologë

Dy toksikologët e Klinikës së Biokimisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Pëllumb Islami dhe Demush Bajraktari, do të zhvendosen prej aty, pas raportimit...

Takimi Putin-Xi/ Lufta në Ukrainë në qendër të bisedimeve mes dy liderëve

Gjatë vizitës së presidentit rus në Kinë (16-17 maj), Vladimir Putin do të zhvillojë bisedime me homologun e tij kinez Xi Jinping mbi bashkëpunimin...

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, plagosen 3 anëtarët e familjes

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në “Rrugën e Kombit” në afërsi të degëzimit të Rrëshenit. Një automjet tip “Fuoristradë” është batuar teksa ka...

FOTO/ Dj Dagz i dedikon Einxhelit një tatuazh

Dj Dagz dhe Einxhel Shkira u dashuruan në BBV1 në sytë e gjithë publikut dhe janë kthyer në një prej çifteve më të dashur....

Lajme të tjera

Web TV