Kur erdhi lufta, të gjithë flinin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Frrok Çupi

Lufta pritej. Irani i ishte hakërryer Izraelit, dhe me këtë rast botës Perëndimore, se ‘do të hakmerrej’. Sulmi nisi natën mes datës 13 dhe 14 prill, e zgjedhur qëllimisht si një datë me numër djalli.

Mbi qiellin e Izraelit u sulën qindra dronë nga Irani dhe shtete të tjerë arabikë, nga mjete lundruese dhe raketa balistike. Për shkak të ‘ Kupolës së Hekurt” (Iron Dome) që aplikoi Izraeli dhe fuqitë aleate, vetëm një numër prej 00.01 për qind e dronëve mundën të arrijë në tokën izrealite.

Megjithatë lufta ishte luftë. Për disa vëzhgues të paanshëm ishte një ‘spektakël’ qiellor dritash dhe kacafytjesh, ndërsa për gjithë shumicën tjetër ishte një sinjal i fortë për më tej.  Bota u përfshi prapë në një rrezik të ri.

Kjo ishte nata, që në historinë e rreziqeve, mund të hyjë si “nata 13-14’. Për pesë orë përleshje, ajo natë u arkivua dhe shkoi te të tjerat.

Nuk dija si do ta regjistronte media jonë, shqipe, atë natë. Nuk dija derisa hapa ekranet e televizioneve, Web-et, portalet, gazetat, madje edhe disa ‘skifterë’  privatë të internetit që përgjojnë gjithë natën çfarë të kapin nga lapsuset, nga shakatë pa kripë dhe humori vulgar. Por as ata nuk kishin kapur asnjë dronë, asnjë raketë, asgjë të këtij lloji- natyrisht.

Mediat shqiptare atë natë fjetën gjumë. E nesërmja, 14, ishte e diele dhe të gjithë do të zgjoheshin pas orës 12.00. Vetëm në televizionin ‘abc neës’ (TV ende underconstruction), kishin ardhur e përhapur lajmet nga lufta, që nga droni i parë dhe po vazhdonte me pamje e komente në mëngjes. Më erdhi si ‘për dore’ t’i shkruaj drejtorit të Televizionit se ‘ na e solle gazetarinë që punon edhe natën’.

Por kjo ishte vetëm pjesa miqësore.

Pyetja që më gërryen nga brenda, edhe për shkak të profesionit tim aq të dashur, është se ‘ pse vallë gazetaria nuk zgjohet nga lufta”?.

Për mua, kjo nuk është vetëm çështje e gjumit. Madje as që mund të jetë vetëm punë gjumi.

Por ndërkohë kam një shpjegim pse ‘natën e luftës mediat i zë gjumi”, ndërsa gjithë kohën tjetër janë zgjuar. Gazetarët janë të gatshëm, natyrisht, të zgjohen sa herë ua kërkon udhëheqësi i punës së tyre. Por tjetër është gazetari, e tjetër media. Fatkeqësisht, media tashmë është e planifikuar; ndërsa lufta nuk planifikohet nga këtu. Lufta kësaj here ishte e paralajmëruar, aq sa edhe vetë presidenti i SHBA la pushimin e të shtunës dhe u kthye në zyrë ‘ për luftën’, dhe këtë e njoftoi botërisht.

Lexo edhe :  "Makthi i jetës u bë realitet", Xhensila Mytrezajit i ndodh e papritura në skenë (Video)

Nëse disa gazetarë, mbase privatisht, këtë lajm e kanë marrë dhe e ndjekin ‘për qejfin e tyre’, udhëheqësi i medias nuk e ka këtë interes.

Ja kjo është një nga arsyet pse atë natë lufte, media flinte.

Po pse nuk është lufta një interes?

Kur them ‘lufta”, dua të them për gjithçka që është  serioze, madhore, reale, ndikuese në jetën e kombeve, edhe për kombin tonë- sigurisht. Vendi ynë ndodhet shumë pranë këtyre zonave të konfliktit dhe ne jemi ndikuar e ndikohemi direkt prej zhvillimeve. Vendi ynë është besuar edhe si një pikë mbështetjeje e Perëndimit (SHBA-BE) për sigurinë në rajon; dmth., siguri në rajonin e rrezikut të luftës.

Ngjarjet e mëdha dhe me peshë për vendin tonë tanimë janë të qarta, madje janë instaluar për herë të parë në histori. Se, kush e merrte në konsideratë një shtet me ‘ qeveri gangsterësh’ siç thoshte Parlamenti Anglez në vitin 1996; Shqipëria kishte një qeveri, si Irani sot, nga e cila duhej të ruhej Perëndimi e jo të mbrohej Perëndimi prej saj.

Jo vetëm lufta e mesnatës 13-14 prill, por gjithë zhvillimet tona të rëndësishme për kombin, në media marrin vetëm hapësirën ‘ pas gjumit’?

Nuk është aq shumë e vërtetë se qenka e vështirë të shkruhet për ngjarjet e mëdha dhe sidomos për zhvillimet pozitive të vendit. Si për ‘ luftën’ për shembull, që për fat kaloi natën kur flinin.

Jo, por ka dy  arsye të tjera:

E para se ‘ lufta’ është e vërtetë. E vërteta, edhe kur është lufta, nuk u intereson, përgjithësisht, mediave. Sepse si kjo luftë, u zhvillua në qiell ku e shikojnë të gjithë; nuk mund të manipulohet. Media dhe lajmi i manipuluar, po shkaktojnë konflikte dhe mizerje kudo. Bota po rrezikohet nga lajmi i manipuluar dhe deziformacioni.

Atëherë media nuk ka asnjë interes që të merret me realitetin e dukshëm.

E dyta, se media i planifikon ngjarjet; atëherë planifikon edhe se kur fle e kur rri zgjuar. Lajmi i stisur, domethënë i gatuar me duar vetë, janë lajmet që e nxijnë realitetin e vendit, janë shpifjet, janë sulmet e planifikuara mbi individë dhe mbi institucione. Por një media që planifikon, dmth., fabrikon ngjarjet, kjo nuk mund të sjellë para syve një realitet, qoftë edhe luftën.

Të fundit

Pas daljes nga SPAK, Veliaj i bashkohet mbledhjes së Këshillit Bashkiak online

Kryebashkiaku Erion Veliaj i është bashkuar mbledhjes online të Këshillit Bashkiak, ashtu siç kishte thënë edhe më herët. Ai qëndroi...

Rama në Theth/ Do heqim taksat, do vendosim një fond për mbështetje financiare

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Theth, në Zip Line, ku ka deklaruar se qeveria ka vendosur që të mbështesin bizneset duke iu hequr taksat...

Nga sot, 5 shërbime te reja doganore përmes portalit e-Albania

Nga sot 5 shërbime të reja doganore do të realizohen përmes portalit eAlbania. Aktualisht, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave kishte 34 shërbime që mundësoheshin online. Ndërkohë bazuar në...

Ndryshimet klimatike prekin vendin, cilat janë bashkitë ku parashikohen problemet

Tetë bashki në Shqipëri janë përzgjedhur si territore ku parashikohen skenarët më problematikë të lidhura me ndryshimet klimatike. Gjirokastra është njëra prej tyre. Procesi i...

Revolucion absolut tek Manchester United, vetëm tre lojtarë konsiderohen të paprekshëm

Manchester United është i tëri në shitje. Drejtuesit e klubit janë të hapur të shesin shumicën e skuadrës në një fushatë eksplozive shitjesh në...

Lajme të tjera

Web TV