Vranësira dhe rrebeshe shiu në të gjithë territorin e vendit, parashikimi i motit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria

Kalimi i një sistemi frontal nga Mesdheu drejt Ballkanit do të kushtëzojë në territorin shqiptar mot të paqëndrueshëm; ku vranësirat dhe shirat do të jenë dominante: më të theksuara në zonat veriperëndimore dhe jugperëndimore. Parashikohet që; pjesa e dytë e ditës të vijojë më vranësira dhe rrebeshe shiu në të gjithë territorin e vendit; kjo situatë atmosferike do të na shoqërojë deri në orët e vona të mbrëmjes kur pritet përmirësim gradual i kushteve të motit.

Përsa i përket temperaturave të ajrit do të pësojnë rritje në orët e mëngjesit por ulen ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore 2°C deri në 18°C vlera më e lartë në rang territori. Era do të fryjë kryesisht mesatare por herë pas – here e fortë me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 3-4 ballë.

Kosova

Territori i Kosovës përgjatë gjithë të dielës; do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta të cilat hera herës do të zhvillohen duke gjenerojnë rrebehse shiu: më ët theksuara reshjet paraqiten në zonat kufitare me Shqipërinë. Parashikohet që edhe pasditja të vijojë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike ku vranësirat dhe shirat do të jenë dominante.

Përsa i përket temperaturave të ajrit do të pësojnë në mëngjes por ulen ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 14°C. Era do të fryjë mesatare paradite por deri e fortë gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 50 km/h nga drejtimi Verior dhe Veriperëndimor.

Maqedonia e Veriut

Përgjatë ditës së dielë; republika e MV do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë vranësira dhe reshje të dendura shiu ku më të theksuara reshjet do të jenë në zonat perëndimore dhe jugperëndimore. Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes të sjellin shpeshtim të vranësirave dhe rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të MV.

Lexo edhe :  FOTO/ Kush është shqiptari që vrau pronarin serb të një lokali në Gjermani!

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje gjatë orëve të mëngjesit por ulen ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 16°C. Ndërkohë parametri i Erës do të paraqitet mesatare dhe herë pas here e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 55 km/h nga drejtimi Veriperëndimor.

Rajoni dhe Europa

Si pasojë e prezencës së dy qëndrave të fuqishme ciklonare përkatësisht; në veri dhe verilindje të kontinentit me ndikim deri në Alpet Europiane; do të kushtëzojnë, motin në këto rajone ku gadishulli Skandinav dhe Europa Lindore do të kenë reshje të dendura dëbore si edhe ngrica të theksuara. Po ashtu; me reshje shiu do të paraqitet Europa Qëndrore dhe pjesërisht Ballkani ku herë pas here do të jenë rrebeshe ndërsa ishujt Britanikë, Gadishullli Iberik si edhe vendet Perëndimore do të jenë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti i kthjellët dhe temperaturat relativisht të larta të jenë dominante./kb

Të fundit

“Ajka është lule e bukur e gjakut tim”/Besi flet i përlotur për dashurië e madhe të jetës

A është i lumtur Bes Kallaku? Kësaj pyetjeje, kryeplaku i “Ferma VIP” iu përgjigj në studion e “Vizioni i...

E dinit? Ja pse Parisi njihet si “Qyteti i Dritës”

Parisi, kryeqyteti i Francës, është i njohur për arkitekturën e tij mahnitëse, thesaret artistike dhe ambientin romantik. Megjithatë, pak e dinë se ky qytet...

U gjykuan për diferencën në moshë, biznesmeni u ‘mbyll’ gojën komentuesve

Lidhja e Diola Dostit dhe Erolld Belegut është në qendër të vëmendjes kohët e fundit. Deri më tani, Diola ka dhënë disa intervista ku...

Si ndikojnë orët e gjumit në shëndetin e zemrës

Lidhja e gjumit me shëndetin e mirë është tashmë e njohur dhe e vërtetuar. Orët e gjumit dhe sidomos ato të gjumit të natës,...

“Një në 4 apartamente blihen nga të huajt”/Ekspertët: Ja zonat më të preferuara në Tiranë

Një në katër apartamente në Shqipëri blihen nga të huajt, ka deklaruar në  një emision televiziv drejtori Ekzekutiv i NAREA, Reinaldo Pipiria. “Ndryshe nga 2022...

Lajme të tjera

Web TV