Balla: Askush të mos guxojë të intimidojë magjistratët, autorët të dalin para drejtësisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, sulmin ndaj gjyqtarit në Shkodër Tonin Sterkaj e ka konsideruar një akt burracakësh, i cili duhet të zbardhet sa më parë. Ai bëri thirrje, që kjo ngjarje të zbardhet sa më parë dhe personat e përfshirë të vihen menjëherë para përgjegjësisë.

Ai theksoi para gazetarëve se këto akte itimiduese duhet të marrin fund ndaj sistemit të drejtësisë.

“Sulmi ndaj gjyqtarit është një sulm burracakësh. Unë kam marrë një komunikim me magjistratin dhe i kam shprehur solidariteti. Strukturat do të ofrojnë mbrojte personale dhe të familjes së magjistratit. Është momenti për të dhënë mesazh ndaj kushdo që ka hartuar dhe është bërë pjesë e këtij akti intimidues, mezi pres, orë pas ore, raportimet e punës së posaçme të ngritur në Shkodër, që shpresoj që në orët në vijim të ketë gjëra konkrete. I bëj thirrje kujtdo të heqë dorë  nga çdo forme intimidimi ndaj sistemit gjyqësor. Na duhet më shumë mbështetje ndaj magjistratëve, të cilët duhet ta kryejnë detyrën të pandikuar”, tha ai.

Ai tha se e vlerëson punën që po bën prokuroria dhe policia e Shkodrës për zbardhjen e këtij rasti.

“Do të ishte jo etike nga ana ime, pa pasur një panoramë të qartë. E vlerësoj shumë punën që po bëhet në Shkodër nga prokuroria dhe Policia, që po hetojnë për këtë rast”, tha ai.

Teksa u pyet se sa ndikon gjuha sulmuese e politikanëve në nxitjen e akteve të tilla ndaj gjyqtarëve [referuar këtu etiketimeve të Ilir Metës ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani], ministri Balla u shpreh:

“Retorika që ju përmendet, i bën dëm dhe është e papranueshme. Në këtë kuptim gjithkush të vetëpërmbahet dhe të respektojë vendimet e drejtësisë”, tha Balla./kb

Të fundit

Çfarë do të ndodhë me paratë serbe të sekuestruara në veri?

Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Konfiskuar dhe Sekuestruar e Kosovës nuk ka ende vendim gjykate për të administruar...

Njihet si fruti i ‘majit’/Mos i hidhni gjethet e Manave! Këto janë disa nga dobitë e tyre

Lëngu i gjetheve të manit është një thesar shijesh dhe vlerash që përftohet nga gjethet e manave. Kjo pemë e rëndësishme rritet me bollëk në...

Zbardhen bisedat/ Si Leonard Duka iu ‘lut’ Ervis Martinajt për të mbyllur sherrin

Ervis Martinaj dhe Leonard Duka njihen për miqësinë dhe më pas armiqësinë e tyre të betuar, pasi përplasja për biznesin e lojërave të fatit...

Shqiptarja sulmohet sapo lë fëmijët në shkollë, flasin fqinjët: Kishte probleme me…

Një grua shqiptare është goditur me thikë ditën e sotme jashtë një shkolle fillore në Londër. Ngjarja ka ndodhur pasi shqiptarja ka lënë fëmijët...

Për Bubulinën, apo për heroinën?

Nga Çapajev Gjokutaj  Javën që kaloi, në një apo dy media “online”, më saktë në katakombet e tyre, d.m.th në pjesën e rezervuar për komente...

Lajme të tjera

Web TV