E rruajnë, e rruajnë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Dritan Hila

Me një gjuhë skandaloze, në asamblenë e partisë së bashkëshortit të saj, zonja Kryemadhi i është drejtuar platesë, por edhe gjithë shqiptarëve se “Nuk e rruaj për SPAK-un”.

Është në vazhdën e një sulmi që i bëhet prej kohësh nga Berisha dhe Meta, SPAK-ut, me një terminologji që prek fundin dhe tregon shkallën e degradimit të opozitës në tërësi. Në sallë ashtu si te rrugica e Berishës u dëgjuan të qeshura dhe brohoritje. Janë ata që do drejtojnë administratën nëse kjo opozitë vjen në pushtet.

Dhe pastaj ne çuditemi pse gjuha e rinisë në jetën e përditshme ka degraduar më keq se ajo e meshkujve lapërdharë dikur; habitemi pse njerëzit nuk kanë respekt për policinë në rrugë apo pse kjo polici nuk është më e rreptë ndaj shkelësve të ligjit. Nuk kanë faj.

Tashmë shumica e shqiptarëve është rritur në kohë dhe ambient ku politika ka degraduar në të gjitha aspektet, përfshi atë edukativ; ku administrata është mbushur me kopje të këtyre politikanëve; ku arsimi është normale që ka degraduar përderisa arkitektët e tij ka qenë kjo klasë politike; ku shteti është sulmuar dhe trajtuar si leckë nga klasa politike.

Por a nuk e rruan vërtet politika nga kjo drejtësi? E rruan që ç’ke me të. Nëse prokurorët do kenë me të vërtetë ca më shumë sedër, i bën që ta rruajnë derisa t’u dali gjak. Ka pasur bota trima që nuk kishin frikë plumbin, por u është futur gjuha brenda para akuzave për korrupsion; ka pasur politikanë që kanë lëvizur miliarda dhe kanë përfunduar me ndihma sociale.

Vetëm tre ditë më parë Giancarlo Galan, ish-ministër i qeverisë Berluskoni dhe guvernator i Venetos, provincës që e ka GDP-në sa Greqia dhe Portugalia të marra së bashku, në një intervistë te “Corriere della Sera” tregonte sesi nga njeriu që kishte vila e komandonte miliarda, që me një të rënë të lapsit qëronte 50 milionë euro nga buxheti dhe i fuste në xhepin e tij, sot jetonte në një shtëpi në mal që ia kishte falur vëllai dhe nuk përfitonte as pension e as ndihmë sociale pasi prokuroria i kishte hyrë llogarive të tij dhe e kishte lënë në diell; sesi institucionet që kishte drejtuar e kishin hedhur në gjyq për prishje imazhi dhe merrnin dëmshpërblime; sesi e kishte lënë edhe gruaja dhe jetonte vetëm me një qen endacak e nuk kishte para as për një drekë në restorant.

Lexo edhe :  “Muzat e Jezercit”, ngarkesë emocionale mes vargjesh poetike

Kështu që kur e rruante Berluskoni për drejtësinë dhe i shkoi jeta duke vrapuar që t’i ikte, këta tanët e rruajnë që ç’ke me të, se me rrogat që marrin nuk justifikojnë dot as një nevojtore, lëre pastaj të tjera. Puna është që a do mundet SPAK-u? Dhe kjo fillon që nga vënia përpara drejtësisë për fyerje të shtetit dhe personit zyrtar të atyre që e shajnë nga mëngjesi në darkë nga penxheret dhe hotelet e marra me qira. Pastaj keni për ta parë sesi do nusërojnë dhe ligjërojnë trimat e politikës.

Të fundit

Pashkët ortodokse, më shumë se një festë! Simbolika, vezët e kuqe

4Fjala “Pashkë” do të thotë për hebrenjtë kalim, në të cilin nënkuptojnë, kalimi nga robëria në liri, ndërsa për...

Vendi gati për sezoni turistik/ Rama: 34 qendra shëndetësore verore në shërbim

Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka dhënë një lajm tepër të mirë për sezonin turistik. Rama shprehet se 34...

“Me gruan kam pasur konflikte”, dëshmon bashkëshorti i 39-vjeçares që u mbyt me fëmijët

Ngjarja e rëndë e regjistruar sot në Shkodër, ku një 39-vjeçare është mbytur në lumin Buna, së bashku me tre fëmijët e saj të...

“Burri 70 vjeç ikën e bredh”, gruaja dyshon për tradhtinë: Të kam dëgjuar në telefon

Zhaneta dhe Rolandi, çifti që ka ardhur në “Shihemi në Gjyq” ka 45 vite martesë. Ka qenë Zhaneta ajo që ka kërkuar një përballje...

Zhdukja e nënës me 3 fëmijët/ Benet Beci: Të dënohet kushdo që ka përgjegjësi

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka reaqguar për ngjarjen e nënës me 3 fëmijët, të cilët janë zhdukur prej disa ditësh dhe dyshohet...

Lajme të tjera

Web TV