Raporti i DASH ‘nxin’ politikanët shqiptar/ Nga hetimi Berishës, te arratia e Ahmetaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në raportin e përvitshëm të Departamentit Amerikan të Shtetit, përmendet edhe hetimi ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe hetimi ndaj ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj.

DASH përmend arrestimet e nivelit të lartë nga SPAK-u dhe dënimet për raste korrupsioni, përfshirë dënimet për korrupsion dhe shpërdorim detyre të ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka dhe ish-sekretarit të tij të Përgjithshëm Alqi Bllako.

“Në korrik SPAK-u lëshoi një urdhër-arresti ndërkombëtar për ish-zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Financave (dhe deputet i Partisë Socialiste) Arben Ahmetaj. Ai u largua nga vendi pasi parlamenti pranoi kërkesën e SPAK-ut për heqjen e imunitetit të Ahmetajt që ai të mund të arrestohej me akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie”, thuhet në raport.

Në raport përmendet gjithashtu rasti i ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Në tetor, SPAK njoftoi se po hetonte zyrtarisht ish-kryeministrin Sali Berisha për korrupsion pasiv lidhur me një marrëveshje toke nga e cila dhëndri i tij përfitoi rreth 5 milionë dollarë. SPAK arrestoi dhëndrin e Berishës, urdhëroi Berishën të paraqitej rregullisht në policinë gjyqësore dhe i ndaloi daljen nga vendi”, thotë DASH-i./e.t

Të fundit

‘Express’: Dhërmiu, destinacioni i bukur i Evropës për vitin 2024

Dhërmiu një fshat i mrekullueshëm bregdetar, është një nga destinacionet më të lira të Evropës për vitin 2024 shkruan...

‘Krishti u ngjall’, besimtarët ortodoksë në të gjithë vendin kremtojnë Pashkën

Besimtarët ortodoksë festojnë Pashkët. Me lutjet për paqe dhe mirësi, ortodoksët ndoqën meshën e ngjalljes së Krishtit në Kishat dhe Katedralet në gjithë vendin....

Romeo zgjidhet finalisti i parë i “BBVA 3”

Romeo Veshaj është finalisti i parë i “BBVA 3”, pas avantazhit që Egla mori si lidere e shtëpisë. Në prime-n e së martës, Eglës...

Sot Pashkët ortodokse, ja urimi i kryeministrit Rama

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një urim për besimtarët ortodoksë, të cilët festojnë Pashkët. Përmes një mesazhi, kreu i qeverisë...

Sot Dita e Dëshmorëve, nderohen të rënët në luftë për atdheun

Sot është 5 maji, Dita e Dëshmorëve. Kjo datë është shumë e rëndësishme për shqiptarët, pasi kujtohen dhe nderohen trimat që luftuan për Shqipërinë...

Lajme të tjera

Web TV