Pluhuri i Saharasë që ngjyrosi portokalli Athinën, çfarë duhet të dini

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një mjegull portokalli ka mbuluar Athinën, me retë e pluhurit që kanë mbërritur nga shkretëtira e Saharasë.

Greqia është prekur nga fenomene të tilla edhe në mars dhe në fillim të prillit, me retë që u shtrinë deri në Zvicër dhe në jug të Francës.

Sidoqoftë, autoritetet meteorologjike kanë paralajmëruar se qiejt do të pastrohen së shpejti.

Cilësia e ajrit ndërkohë është përkeqësuar në shumë zona të vendit dhe mëngjesin e së mërkurës, monumenti i Akropolit në Athinë nuk ishte i dukshëm për shkak të pluhurit.

Shtresa e tij ka arritur deri në veri të qytetit të Selanikut.

Qytetarëve grekë me probleme frymëmarrjeje u është bërë thirrje të shmangin lëvizjet në ambient të hapur dhe të përdorin maska mbrojtëse.

Shkretëtira e Saharasë çliron 60 deri në 200 milionë tonelata pluhuri mineral në vit. Shumica e tij përhapet në tokë dhe disa herë shtrihet thellë në Evropë./   S.M

Të fundit

Dalin sot përgjigjet e Lotarisë Amerikane, ja si mund të shikoni nëse jeni fitues

Përgjigjet e Lotarisë Amerikane do të jetë publikes sot, më datë 4 Maj 2024, shkruan newsbomb.al. Departamenti i Shtetit,...

“Pashkë të bekuara, me shëndet dhe durim”, Kisha Orthodhokse Autoqefale uron besimtarët

Besimtarët orthodoksë në mbarë botën kremtojnë nesër Pashkën, Ringjalljen e Krishtit. Festimet në Shqipëri kanë nisur që prej mbrëmjes. Një urim për të gjithë besimtarët...

Pashkët Ortodokse/Emigrantët kthehen në vendlindje, fluks në pikën kufitare të Kapshticës

Festa e Pashkës Ortodokse ka sjellë fluks të shtuar në hyrje të pikës kufitare të Kapshticës edhe gjatë 24 orëve të fundit. Shtetasit shqiptarë që...

Blogerët italianë: Zbuloni Shqipërinë, destinacionin magjepsës

A keni ëndërruar ndonjëherë të shkoni me pushime në plazh pa menduar se sa do t’ju kushtojë argëtimi? Epo, ekziston një mënyrë për të...

Erë e re bashkëpunimi PS-PD, ndryshime në Kodin Penal

Pas marrëvëshjes PS-PD e Rithemelimit për komisionet hetimore dhe Kodin Zgjedhor, një tjetër mundësi bashkëpunimi shihet në vijim. Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja u...

Lajme të tjera

Web TV