Erë e re bashkëpunimi PS-PD, ndryshime në Kodin Penal

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas marrëvëshjes PS-PD e Rithemelimit për komisionet hetimore dhe Kodin Zgjedhor, një tjetër mundësi bashkëpunimi shihet në vijim. Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja u shpreh dje se nevojiten ndryshime në Kodin Penal edhe si kërkesë e BE-së dhe për këtë kërkohet bashkëpunimi me opozitën. Nga ana tjetër, në lojë është edhe “ccështja SPAK”, pasi prokurorët kërkojnë që të qëndrojnë në sistem edhe pas mbarimit të afatit 9-vjeccar.

Mazhoranca qeverisëse duket sikur ja ka marrë dorën votave të cilësuara. Ulsi Manja, ministri i Drejtësisë tha se është emergjente ndërhyrja në Kodin Penal, por duke e sjellë atë në kod të ri i cili do të ketë një përshtatje me dinamikën sociale të shoqërisë. Mirëpo ndryshimi i Kushtetutës nuk është çështje vullneti personal, por një dakordësi për më shumë se 84 deputetë në Kuvendin e Shqipërisë. “Ndryshimet kushtetuese kërkojnë një vullnet më të gjerë se mazhoranca”, shtoi ai. “Që duhet një Kod i ri Penal, jemi në procesin e negociatave të integrimit në BE, është kërkesë e Brukselit. Kemi një Kod Penal të miratuar në 1995. Në këtë Kod Penal për shkak të zhvillimit është ndërhyrë 33 herë, ndaj Brukseli, por edhe koha kërkon që të kemi një kod të ri penal. Ka një draft që është dorëzuar në ministri, por që do duhet t’i nënshtrohet një konsultimi të gjerë publik. Do jetë një kod penal që do i rezistojë kohës për 20-30 vitet në vijim. Reflektohen në atë draft 61 direktiva të BE”, përfundoi Manja. Ndërsa në përgjigje të pretendimeve të kryeprokurorit Olsian Çela, se Kodi i ri Penal është i nxituar, Manja e lidhi domosdoshmërinë e tij me nevojën e përputhjes me direktivat e BE. Sa i takon statusit të prokurorit pas mbarimit të mandatit 9-vjeçar, Manja tha se: “Lidhur me kërkesën e kreu të SPAK për të qartësuar statusin e prokurorit pas mandatit 9 vjeçar. Tjetër gjë është e drejta që parashikon, ligji tjetër gjë është garantimi i ushtrimit të profesionit. SPAK është prokurori dhe baraz me Prokurorinë e Apelit. Prokurorët e SPAK do tu duhet të garantohet profesioni në prokurori apeli”, tha Manja. Ministri i Drejtësisë tha se “Sot Kushtetuta ka këtë parashikim, por prisni janë në vitin e pestë në momentin që do të shtrohet kërkesa e tyre të jeni të bindur si ministër pa diskutim jam në krahun e tyre. Kur të shtrohet ky diskutim do të kemi një qëndrim. Kushtetuta kërkon një vullnet më të gjerë se mazhoranca”, tha Manja.

Lexo edhe :  Punimet për transformimin e Qendrës së Kinostudios/ Veliaj: Do t’i sjellë vlerë zonës

Debate më Shehajn
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka dhënë edhe një përgjigje në lidhje me debatin që u bë me tonë të ashpra në seancën e së enjtes. Manja nga karrigia i bëri me shenjë se do të të shkul veshët. I pyetur lidhur me këtë deklaratë, Manja tha se gjithçka ai takon një debati politik që mbetet brenda sallës së Kuvendit. “Dje ishte dje dhe gjithçka i takon atij debati politik të zhvilluar brenda asaj salle. Sot është ditë e re, në prag të festës së Pashkës. Kam dëgjuar sot nga stafi im që përgjatë shumë emisioneve ka vazhduar të trajtohet kjo gjë edhe në media. Personalisht më bërë pak nostalgjik se më ktheu si sikur me ato ankesat që kishim kur ishim në klasë të parë dhe shkonim për ti zgjidhur, mosha bën të veten, koha bën të veten, s’kthehemi dot më pas, debati është tërësisht politik brenda sallës së Kuvendit, dua ta mbyll me një urim për festat”, tha Manja për gazetarët.

Manja “po” interpelancës
Sa i takon amnistisë penale, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha se të gjitha përgjigjet do t’i japë ditën e enjte në Kuvend, në një interpelancë që ka kërkuar Partia Demokratike. Manja tha se nuk ka asgjë për të fshehur. “Të gjitha përgjigjet i marrin të enjten se më kanë thirrur në interpelancë! Është një nga ligjet më qëllim mira që   janë miratuar në atë parlament, rreth 800 vetë janë bashkuar me familjet e tyre dhe të përshtaten me shoqërinë. S’ka asgjë për të fshehur në atë ligj, është një ligj që do duhet që parlamenti ta aplikojë sa herë të jetë e nevojshme”, tha Manja. Partia Demokratike akuzon mazhorancën dhe Rithemelimin për pazare me amnistinë penale, duke thënë se e kanë bërë për të liruar zyrtarët e korruptuar. Deklaratat e ministrit të Drejtësisë u bënë në Prokurorinë e Përgjithshme, pasi paraqiti rekomandimet e Këshillit të Ministrave për luftën ndaj kriminalitetit, të cilat si zakonisht kishin të bënin me nevojën e forcimit të pavarësisë së prokurorëve dhe luftës kundër krimit e për garatimin e të drejtave të njeriut në proceset gjyqësore./e.t

Të fundit

E keni ditue! Ja sa kafe duhet të konsumoni në ditë për qarkullimin e mirë të gjakut

Konsumimi i tre filxhanë kafe në ditë zvogëlon rrezikun e sëmundjeve ose sulmeve në zemër, sipas një studimi të...

A do të marrësh pjesë në finalen e BBV? Sara shuan kureshtjen e të gjithëve

Të shtunë mbrëma do të transmetohet dita e fundit e këtij seoni të tretë të Big Brother Vip, finalja e madhe që ka rezervuar...

Studentët po tkurren me shpejtësi, diplomat “Bachelor” rënie vjetore me 13.8%

Numri i diplomave në sistemin universitar shënoi rënie drastike në vitin akademik 2022-2023, duke sinjalizuar se ekonomia e vendit do të përballet me mungesë...

“Ferr në ajër”, pasagjerët rrëfejnë makthin nga turbulencat vdekjeprurëse në avion

Pasagjerët në një fluturim të Singapore Airlines të goditur nga turbulenca të forta të martën përshkruan një rënie të papritur, dramatike pasi "ferri shpërtheu"...

Çfarë ndodhi?/ Cameron anulon takimin me presidentin Begaj, largohet nga Shqipëria

Sekretari i jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameroon, zhvilloi një vizitë zyrtare në Tiranë këtë të mërkurë, ku u takua me kryeministrin Edi...

Lajme të tjera

Web TV