“Shqipëria perlë e fshehur e Evropës”/ E rekomandon një ndër 5 destinacionet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mediat e huaja vijojnë ti bëjnë jehonë bukurive të natyrës shqiptare. Këtë radhë është media e njohur italiane Tendence Di Viago e fokusuar  në promovimin e turizmit e cila i ka kushtuar vendit tonë një artikull. “Tendenze di Viaggio” e ka renditur Shqipërinë mes pesë destinacioneve më të bukura dhe të lira në Evropë për pushime në 2024.

Jeni duke kërkuar për një destinacion ku të kaloni pushimet pa shpenzuar shumë? Për të gjithë të interesuarit për të pushuar ekzistojnë ende vende, disa prej të cilave ndodhen shumë pranë, ku mund të kaloni pushimet tuaja të shumëpritura me shumë pak shpenzime nga sa e imagjinoni.

Në të thuhet se Shqipëria është një perlë e fshehur e Evropës me brigje mahnitëse, vende arkeologjike dhe këto kundrejt  çmimeve shumë konkurruese. Shqipëria ofron kosto edhe më të ulëta për akomodim dhe ushqim se shumë vende të tjera evropiane, me akomodim me cilësi të mirë duke filluar nga 15-20 euro nata. Në shkrim i rekomandohet vizitorëve Italian që të shijojnë shëtitjet në parqe kombëtare , të vizitohen kështjellat dhe rrënojash antike. Në fokus të veçantë janë edhe plazhet  e jugut. Përgjatë rivierës Shqiptare shkruan “Tendence di Viago” duhet të eksploroni rrënojat e Butrintit, një vend tjetër i UNESCO-s, ose shijoni ujërat e pastra të  Ksamilit. Në vëmendje është edhe kryeqyteti  ku mund të vizitohen shumë vende historike ndërsa ofron edhe jetë të gjallë nate.

Një këshillë për turistët është se Shqipëria është ideale për ata që udhëtojnë me makinë, me rrugë që ofrojnë pamje spektakolare dhe mundësi për të eksploruar fshatra të vegjël gjatë rrugës./   S.M

Të fundit

Çfarë rreziqesh përbëjnë modelet e avancuara të IA-së në duart e gabuara?

Administrata e presidentit Joe Biden është e gatshme ta hapë një front të ri në përpjekje për ta mbrojtur...

Pse dhe për kë është e rëndësishme rezoluta për Srebrenicën?

Rezoluta për Srebrenicën, e cila shpall 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit të gjenocidit të kryer ndaj boshnjakëve në atë zonë gjatë konfliktit...

Rama takim në Athinë, qytetarët mbushin stadiumin ‘Galatsi’

Që prej orëve të para të mëngjesit qytetarët kanë nisur të mblidhen në Klisto në stadiumin Galatsi, ku kryeministri Edi Rama do të zhvillojë...

‘Duan vetëm të dalin në ekran’/ Ilda Bejleri thumbon moderatoret e sportit

Moderatorja bukuroshe Ilda Bejleri është rrëfyer si rrallëherë për jetën e saj private, e ftuar në “Cherry on Top”. Mes të tjerash, Ilda nuk nguroi...

Dritat e Veriut dhurojnë spektakël, qielli ‘vishet’ me ngjyrat mbresëlënëse

Dritat Aurora Borealis ose të njohura ndryshe si Dritat e Veriut kanë dhuruar spektakël në pjesë të ndryshme të botës. Pamjet e rralla të...

Lajme të tjera

Web TV