Vetëm 5% e qumështit që prodhohet në Shqipëri testohet, niveli më i ulët në rajon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vetëm 5% e blegtorëve kryejnë teste laboratorike për cilësinë e qumështit thotë një studim i FAO-s që u publikua këto ditë. Gjetjet kanë treguar se Shqipëria ka nivelin më të ulët të kontrollit të cilësisë së qumështit në rajon

Në Shqipëri, vetëm 5.5% (200) e fermerëve të anketuar pohuan se kanë përdorur shërbimet e testimit të qumështit gjatë vitit 2020, ndërsa në Bosnjë dhe Hercegovinë, 16.7%. Të dhëna për Serbinë dhe Malin e Zi, që i takojnë vitit 2021, tregojnë se 19.9% e fermerëve serbë dhe 42.1% e fermerëve malazezë bënë testimin e qumështit në vitin 2021.

Studimi evidenton se cilësia e qumështit cenohet pasi fermerët përziejnë mjeljet e mëngjesit dhe pasdites dhe kjo është e dëmshme sidomos kur qumështi nuk është ruajtur në mënyrë të papërshtatshme.

Më shumë se 40% të fermave të të imtave në Serbi dhe në Malin e Zi përziejnë qumështin e mëngjesit dhe të pasdites, ndërsa edhe 25% e fermerëve në Bosnjë dhe Shqipëri e bëjnë këtë përzierje. Pothuajse në të gjithë rajonin, shumica e të imtave milen me dorë.

Kjo mënyrë siguron kushte higjienike të kufizuara dhe komprometon standardet e sigurisë së qumështit. Gjithashtu prania e ujit në zonën e mjeljes është një element i rëndësishëm për të siguruar minimumin e kushteve higjienike, por 75% e fermerëve të të imtave pohojnë se jo gjithmonë kanë ujë të pijshmën në vendet e mjeljes.Fermat e të imtave në përgjithësi nuk zbatojnë praktika të menaxhimit të fermës, të tilla si pasja e një regjistri të kafshëve, identifikimi dhe regjistrimi i kafshëve, mbajtja e shënimeve, kostot dhe të ardhurat, dhe nuk përdorin shërbimeve këshillimore.

Nëse zbatohen këto praktika, fermat e të imtave me shumë gjasë mund të rrisin performancën e tyre në mënyrë që të blejnë mjelëse elektrike.Disa fermerë thanë se mungesa e aksesit në energji elektrike në stallat apo stane e bën të pamundur përdorimin e makinave mjelëse.

Lexo edhe :  Kursimet, rikthehet rritja në valutë/ BSH: Në mars, rënie e lehtë e depozitave në lekë

Të tjerët thanë se nuk kishin mundësi të blinin një të tillë. Fermerët e vegjël shqiptarë të të imtave fokusohen kryesisht në prodhimin e qumështit, ndërsa homologët e tyre në Serbi, Mal të Zi dhe Bosnjë dhe Hercegovinë priren drejt prodhimit të mishit.

Sektori i deleve dhe dhive përballet me disa sfida, duke përfshirë mungesën e fuqisë punëtore, çmimet e ulëta dhe fonde të pamjaftueshme për investime. Për sa u përket preferencave të politikave, fermerët e deleve dhe dhive vlerësojnë masat mbështetëse të drejtpërdrejta, të tilla si pagesat për kokë për mjeljen e ripërtypësve të vegjël./monitor/    S.M

Të fundit

Sinjale alarmi nga Ballkani, duhen përgatitje për skenarin më të keq

Simbolika ishte kërcënuese: Milorad Dodik, lideri i serbëve boshnjakë dhe president i Republikës Srpska, pjesës së dominuar nga serbët...

Piu kafe me ta dhe më pas i dhunoi, ja kush është autori i vrasjes së dy të moshuarve

Kush është autori i vrasjes së të moshuarve në Dropull, i dënuar më parë për vjedhje! Çifti kishte 5 mln lekë në banesë Policia ka...

Kjo gjë në kuzhinë thuhet se ka më shumë baktere se tualeti

Sidomos për amvisat, por edhe për pjesëtarët e tjerë të familjes, kuzhina është vendi ku qëndrohet më shumë, sepse aty gatuhen receta të shijshme,...

Shkodër/Anulohet mesha e vigjiljes e Pashkëve Ortodokse! Shkak muzika e lartë e lokaleve

Mesha e vigjiljes e Pashkëve Ortodokse në Shkodër është anuluar mbrëmjen e së martës në kishën ortodokse. Muzika e lartë e lokaleve të natës përreth...

“Ngrijnë” monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 5 maj 2024

Sot, më 5 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 93 lekë dhe shitet 94 lekë. Euro sot blihet me 100.1 lekë, ndërsa...

Lajme të tjera

Web TV