Mbase trishtohen qentë për njerëzit……!?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autori Fitim Sula në librin, “Trishtimi i qenve”.

Kadri Tarelli

 

Para pak kohësh, mars 2024, në sallën “Odeon” të Pallatit të Kulturës “A. Moisiu”, në Durrës, u bë përurimi i librit, “Trishtimi i qenve”. Tregime.  Me autor artistin skulptor dhe shkrimtar, Fitim Sula. Mes të ftuarve të shumtë shkrimtarë, poetë, artistë durrsak, të pranishëm ishin edhe kritiku Behar Gjoka dhe poeti Kujtim Stana, ardhur posaçërisht nga Tirana. Veprimtarinë e drejtoi poetja durrsake  Merita Kuçi Thartori. Pata nderin që edhe unë të them pak fjalë:  Falënderoj autorin që na bëri pjesëtarë të këtij kuvendi letrar, për folur e dëgjuar rreth librave të tij. Nuk gjykoj autorin për titullin e çuditshëm që mban mbi shpinë, libri “Trishtimi i qenve”. Është zgjedhja e tij, po se ç’ka një ironi therëse në të, ndaj guxoj të pyes: – Vërtet trishtohen qentë për njerëzit…..!? Po njerëzit a trishtohen për njëri-tjetrin….!?

Nuk kam ndërmend të analizoj krejt brendinë e librit, pasi fjala ime do më dukej si shtojcë e shkrimit “Ese”, të shkrimtarit Xhevahir Lleshi. Një perlë e vërtetë e vendosur në fund të librit, që ia shton vlerat dhe kënaqësinë e lexuesit. Kështu, vendosa të kujdesem për tregimin “Trishtimi i qenve”. Jo se është më i bukuri dhe ka alegori vrastare, por më pëlqen pasi është më pranë përjetimeve të mia dhe të durrsakëve të mi, për dy arsye fare të thjeshta:

  1. Nënë lokja Ndrinhana (emër i zgjedhur me shumë kujdes), shpërfaq dhe gërvisht plagën e “vetmisë”, që ka pllakosur shoqërinë mbarë shqiptare në ditët e sotme, nga boshatisja masive e mëmëdheut nga të rinjtë, që vështirë të kthehen në folenë e vjetër. Dikur Durrësi është përballur frikshëm nga largimet masive, si korrik 1990, Mars 1991, gusht 1991, pranverë 1997, etj. Por sot ikin një nga një, si pa u ndjerë, si një epidemi frike dhe pasigurie, nga fshati dhe qyteti. Ikin si të ndjekur nga një armik i padukshëm, duke lënë në vetmi e trishtim, nënën, babën, motrat, vëllezërit, krejt familjen. E gjitha kjo, në libër nuk përshkruhet si një ngjarje, por ngacmon trishtimin që le pas, një lloj plage që vaditet dhe ushqehet vetëm me lot e dhimbje shpirti. Autori qëllimisht i shmanget rrëfimit të zakonshëm, si forma më e njohur e tregimit, ndaj zgjedh një monolog të heshtur, (në shqip, bisedë me vetveten), duke vënë në gojën e nënës ndjesitë më të holla të zemrës së saj, ndjesi që i përkasin të gjitha nënave.

Është një formë që po më pëlqen, pasi nuk bëhet fjalë për një person apo individ, por për një dukuri e shoqëri të tërë, që i ka sytë, veshët dhe shpresën, nga rruga dhe te qielli, apo tek trokitja e portës. Askush nuk pyet kush e ka fajin, sepse faji qëndron në ajër, e shohin të gjithë por nuk kanë ç’të bëjnë, i nënshtrohen fatit……! Pse…!?

Ndërsa pyetja njerëzore nuk hesht: – A ngopet shpirti i nënës, vetëm me zërin që vjen nga telefoni……!? E gjithë kjo hemorragji kombëtare, gjen prehje në këto pak fjalë të huazuara nga një tregim i hershëm: “Nënë pa djalë ka, por nënë pa bukë nuk ka. Nuse, më sill bukë……!”

  1. Nënë lokja Ndrinhana, përjeton edhe një dramë tjetër, atë të tërmeteve të nëntorit 2020, tërmete që shkaktuan edhe viktima. Përjetimet e një populli të tërë, të lemerisur nga kjo fuqi e natyrës, ikin, bërtasin, humbasin fillin e mendimit dhe të veprimit, vetëm të shpëtojnë kokën. Nënë lokja në tërmetin e parë bëri si bëri, ndërsa në të dytin kishte marrë masa. U bë trime….. Nën kokë mbante një bohçe me rrobat e vdekjes. – “Ç’më duhet jeta mua, unë vetëm se vetëm jam…..!? Më mirë të vdes….!”. Po s’qe e thënë të vdiste. E nxorën të gjallë nga rrënojat, duke shtrënguar mes krahëve rrobat e vdekjes. Çudi që të çon drejt besimit të një force jashtë hapësirës njerëzore, ku natyra nuk di të përzgjedhë.
Lexo edhe :  Besa Kokëdhima nuk ja del, mbetet jashtë finales së Eurovision

Kur lexoj këto skena, shkatërrim pallatesh e banesash, rrëmujën e çasteve të para, frikën dhe pasojat, askush nuk pyeste për të tjerët, veç për vete, për pjesëtarët e familjes së tij, etj, etj. Mbase vetëm në ndodhi të përmasave të tilla, njeriu kupton se sa vlen jeta e gjithsecilit nga ne. Por jo të vetmet herë, që të kuptojmë se ç’duhet dhe ç’mund të bëjmë për të ndihmuar të tjerët, si pjesë e shoqërisë njerëzore.

Duke lexuar më duket vetja, se autori në këtë libër sikur ka përshkruar fjalët e mia…..! Mbase ka qenë afër këtu në Durrës dhe më ka dëgjuar mua tek ankohesha pa ditur kujt t’i drejtohem, kur më shumë flisja me vetveten: jo si ndodhi, por si do ta përballojmë këtë mënxyrë, natyrisht pasi kishim shpëtuar gjallë. Ende më vjen për të qeshur, kur dikush nga ne përsëriste me zë lartë, se ishin qentë që me lehjet e tyre të trishtuara, lajmëruan njerëzit të dalin nga shtëpitë. Shumë nga ne e besuam, se edhe qentë e rrugës, trishtohen për njerëzit…..!

Mase po e teproj me pyetje, që nuk duan përgjigje: – Po sundimtarët pse bëjnë sikur përloten dhe trishtohen pamasë, kinse mbi shpinë u rëndon barra e të gjitha halleve që ka populli nën këmbët e tyre, kur historia kryeneçe rrëfen: se turmat janë veç numra dhe asgjë më shumë. Thjesht skllevër për të shërbyer….! Këtu më duhet të shtoj pak fjalë nga mendimtari ynë Mark Zadeja, që thotë: “Një njeri, qoftë ky mbret apo kumtar, nuk matet nga pasuria që u le trashëgimtarëve, as nga betejat që fitoi, apo nami i madh që pati, po sa shumë e zhvilloi popullin e vet, sa të mira bëri, sa dashuri e nderim tregoi ndaj tij, e sa shpresa ngjalli tek ai, për të ardhmen”.  

Në vijim të vlerësimit të këtij libri, më duhet të them, se çdo tregim ka një filozofi më vete, që bashkon të gjitha copëzat e jetës, që shoqërojnë njeriun, pavarësisht moshës, pozitës shoqërore dhe pasurisë. E gjitha e përfshirë në artin e rrëfimit, që autori e ka me tepri, (nuk e them për t’i bërë qejfin), por “kuvendimi me vetveten” i personazheve, me thënie e kundërthënie, me pyetje pa përgjigje, të mbërthen, të shtyn të ndalosh që t’i japësh përgjigje, ose së paku të ndalosh e të mendosh: Pse, pse…? Një vlerë, gati e padukshme e librit, është gjuha e përdorur me shumë kulturë, për ta kënduar e kuptuar të gjithë, pavarësisht shkallës së shkollimit. Madje duhet të shtoj, se këtu gjej të përdoren shumë fjalë që gjuha standarde, sikur po i “harron” pa dashje. Pa shtuar gjë të re në xhepin e këndonjësit, këto fjalë të fusin në ca shtysa të kënaqësisë shpirtërore, sepse janë pjesë e thesarit gjuhësor të kombit. Lexuesi i kujdesshëm e vë re se autori është mjeshtër i afrimit të ndodhive të sotme me të shkuarën e largët, deri te mitologjia, për të na thënë se sa të ngjashme janë: ndryshojnë vetëm koha, vendi dhe emrat e personazheve. Mjafton t’i hidhni një sy tregimit, “Arratisja e Ikarit”, dhe do të ndeshni të përjetoni, kuvendin e të sotmes me të shkuarën e largët, që na vjen e gjallë pa u ndjerë e harruar nga koha. Çuditërisht, njeriu ka përsosur mjetet e prodhimit, të lëvizjes, të luksit, të qejfit dhe format e sundimit e të grabitjes së shoqërisë. Ndërsa mendimi mbetet po një lloj: shtypës dhe i shtypur, sundues dhe i sunduar, grabitës dhe të grabitur, më pak heronj dhe shumë vdekatarë pa emër, që shtohen e shuhen si rëra në shkretëtirë.

Urime dhe përgëzime autorit, artistit Fitim Sula, për këtë libër të veçantë në formë dhe përmbajtje. Mbetemi me shpresë, për libra të tjerë me po kaq vlera letrare, artistike dhe filozofike, ku gjithsecili ka çfarë të mësojë, për ta dashur jetën, nderin, punën, artin, të bukurën dhe kombin! Urime!

Të fundit

VIDEO/ Milan dhuron goleadë ndaj Cagliarit dhe e mbyll sezonin në mënyrë spektakolare

Pas më shumë se një muaji, Milani rikthehet të fitojë në kampionat dhe e bën këtë me goleadë ndaj...

“Monika më ka nxitur të merrem me palestër”/ Rrëfimi ndryshe i Ilir Metës

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një intervistë ndryshe në një emision televiziv, ka bërë një rrëfim ndryshe, përtej politikës. Meta ka folur...

“Vëllai yt punon në shtëpi bari”/ Plas debati mes Meritonit dhe Eglës

Spektakli i sotëm ka nisur me debatin e ashpër mes Julit, Meritonit dhe Eglës. Ndërkohë që janë zënë vazhdimisht jashtë javës, debati mes treshes...

Sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit

Tani në stinën e verës, përdorimi i shisheve plastike është tepër i lartë për shkak të nevojës për hidratim. Sa herë duhen rimbushur shishet plastike...

Hyn në fuqi “Strategjia Kombëtare për Migracionin 2024-2030”/ Ja çfarë parashikon drafti

Strategjia kombëtare për migracionin 2024 – 2030 dhe Plani i Veprimit botuar në Fletoren Zyrtare ka si qëllim menaxhimin e flukseve migratore, promovimin e...

Lajme të tjera

Web TV